Partia Demokratike certifikohet për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lugina

Partia Demokratike certifikohet për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar

11.Sep.2018 01:09
0

Partia Demokratike ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pë pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe ka njoftuar se ka marrë vendimin për certifikimin  e listës "Partia Demokratike - Dr sc Nagip Arifi", shkruan Titulli.com.

PD njoftoj të gjithë simpatizuesit se pas shqyrtimit të dokumentacionit të Partisë Demokratike, Komisioni Republikan Zgjedhor pa asnjë vërejtje shpalli listën zgjedhore të saktë dhe të vlefshme.

"Falë punës efikase dhe të palodhshme të ekipit punues dhe të gjithë aktivistëve të PD-së, edhe ky proces përfundoi me sukses të plotë.Urojmë që puna e palodhshme të kurorëzohet me fitore në zgjedhjet e 4 nëntorit 2018 duke votuar listën " Partia Demokratike - Dr sc Nagip Arifi" me kandidatin e saj për kryetar Sali Salihi, thuhet në njoftimin e PD-së.

Deri më tani kjo është lista e dytë shqiptare e certifkuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillat Kombëtare në Serbi./Titulli.com/

Reagim i Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj rrahjes së 2 shqiptarëve në Novi Sad
Merovci: Rugova e kishte opsionin e këmbimit të territoreve Veri i Kosovës-Lugina e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration