Presheva pa qëndrim për  pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptarë, APN vendos më shpejtë
Lokale

Presheva pa qëndrim për pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptarë, APN vendos më shpejtë

15.Sep.2018 10:54
0

Lidhur me pjesëmarrjen partive politike shqiptare të komunës së Preshevës në procesin e zgjedhjeve për këshillat nacionale në Serbi akoma nuk ka ndonjë vendim zyrtar.

Armend Aliu, nga Alternativa për Ndryshim deklaroi për Titulli.com subjekti i ti do të dalë të dielën me një komunikatë rreth pjesmarrjes në zgjedhje.

“APN do të mbajë mledhjen me kryesinë, këshillin qëndrorë dhe me degën e sajë në Bujanoc dhe të dielen do të dalim me një qëndrim zyrtarë” tha Aliu.

Edhe Ilir Sadriu nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare u shpreh se partia e tij ende nuk ka marrë vendim rreth pjesëmarrjes për zgjedhjet Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“PDSH akoma nuk ka marrë vendim rreth pjesmarrjes për zgjedhjet këshillit kombëtar, besoj se shumë shpejt do të kemi mbledhjen e kryesisë dhe do të dalim me një qëndrim,” ka thënë Sadriu  për Titulli.com.

Mendim të njëjtë ka edhe Sami Salihu nga Lëvizja për reforma në Partinë Demokratike Shqiptare në Preshevë duke shpresuar se shumë shpejt do të sjellin vendimin.

 “ LR-PDSH këto ditë do të ketë mbledhjen e këshillit iniciues dhe do të dalim me një qëndrim rreth pjesmarrjes në zgjedhjet e këshillave kombëtare”, theksoi  Salihu .

Deri më tani asnjë subjekt politik shqiptarë nuk ka dhënë ndonjë qëndrim zyrtare rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet për këshillat nacionale në Serbi që do të mbahen më 4 nëntor të këtij viti./Titulli.com/

Lugina e Preshevës, midis ëndrrës dhe realitetit Kosovë-Serbi (video)
Thaçi nuk ndalet: Mos e përmendni me pasion kutinë e Pandorës, do ta marrim Preshevën dhe njohjen nga Serbia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration