Këshilli Kombëtar Shqiptar me konkluzion kundër qeverisë së Serbisë
Lugina

Këshilli Kombëtar Shqiptar me konkluzion kundër qeverisë së Serbisë

11.Sep.2018 01:09
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar në mbledhjet e rregullt ka shqyrtuar dhe aprovuar konkluzioni me të cilin konstaton se vendimi i qeverisë së Republikës së Serbisë, përkatësisht i Ministrisë për administratë shtetërore dhe vetëqeverisje lokale mbi shpalljen e zgjedhjeve për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare (“Gazeta zyrtare RS” nr. 63/19), i cili përcakton numrin prej 15 anëtarëve për Këshillin Kombëtar Shqiptar nuk e pasqyron proporcionin e numrit të përgjithshëm të bashkësisë shqiptare në Republikën e Serbisë, të garantuar me kushtetutën, ligjin për këshillat kombëtare të pakicave dhe ligjin mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare. 

“Vendimi nga pika 1 e këtij konkluzioni nuk e merë për bazë Konkluzionin 05 nr. 90-7304/2015 datë 02.07.2015 të Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi aprovimin e Raportit të ekspertëve për metodologjinë e vlerësimit të popullsisë në jug të Serbisë që nuk është realizuar gjatë Censusit të Popullsisë dhe Banesave për vitin 2011, i realizuar me përfshirjen e përfaqësuesve institucional dhe politik të bashkësisë shqiptare, ambasadës së SHBA dhe Britanisë së Madhe, Delegacionit të BE-së dhe Misionit të OSBE-së dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.”, thuhet në kumtesën e KKSH-së. 

Këshilli Kombëtar Shqiptarë  konsideron që Qeveria e Republikës së Serbisë, nuk e ka respektuar Rezolutën CM/ResCMN(2015)8datë 01.07.2015 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mbi raportin e tretë të zbatimit të Konventës kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Serbi, me të cilën  shtetit të Serbisë i rekomandon qasje fleksibile lidhur me përcaktimin e politikave që kanë për bazë numrin e bashkësisë shqiptare në Serbi. 

KKSH vlerëson se vendimi nga pika 1 e këtij konkluzioni, po sikur vendimi i vitit 2014 mbi shpalljen e zgjedhjeve për Këshillat Kombëtare të pakicave Kombëtare, mban të zvogëluar participimin demokratik të bashkësisë shqiptare në Këshill, mban të zvogëluar kapacitetin politik e përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, si dhe mban nivelin jashtëzakonisht të ulët të financimit  të Këshillit. 

Këshilli Kombëtar Shqiptarë  konsideron se pasojat nga pika paraprake ndikojnë drejtpërdrejtë në ngushtimin e autonomisë kulturore dhe në mos realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të bashkësisë shqiptare në Serbi. 

Sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar ky konkluzion, për qëllim të informimit,do t’i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ministrisë për administratë shtetërore dhe vetëqeverisje lokale, ambasadës së SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Misionit të OSBE-së, si dhe njoftohet Zyra për të drejtat e njeriut dhe pakicave e Qeverisë./Titulli.com/

Lajmërohet Adem Grabovci, mbështetë Thaçin për korrigjimin e kufijve me Serbinë
Lumnije Thaçi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Melania Trump
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration