Lëvizja për Reforma (LR-PDSH) vendosë për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

Lëvizja për Reforma (LR-PDSH) vendosë për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar

03.Oct.2018 08:36
0

Lëvizja për Reforma (LR-PDSH), në Preshevë ka vendosur që të marrë pjesë ne zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar   më nëntor dhe ka ftuar votuesit tjerë që ta mbështesin këtë prces. 

Kryesia e zgjeruar e Lëvizjes për Reforma (LR-PDSH), në mbledhjen e mbajtur më 02.10.2018 në Preshevë, shqyrtoi rolin dhe rëndësinë e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë si dhe zgjedhjet që do të mbahen më 04.11.2018, dhe sjellë këtë: KOMUNIKATË

Për opinion e gjerë është njohur se zgjedhjet për KKSH ishin jo të lehta, çka dhe subjektet politike dilnin me qasje dhe qëndrime të ndryshme. Kjo dilemë krijohej nga fakti se popullata shqiptare e Luginës së Preshevës ballafaqohej me gjendje të rëndë politiko - ekonomike, në kuadër të saj edhe me probleme të shumta në ARSIM, KULTURË, INFORMIM dhe PËRDORIMIN E GJUHËS, SHKRIMIT DHE SIMBOLEVE KOMBËTARE.

Për mos suksesin në zgjidhjen e problemeve jetike dhe ngritjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në nivelin e Këshillit Nacional deri më tani mendojmë se përgjëgjës kryesorë është raporti dhe qasja e qeverisë së republikës së Serbisë ndaj këtij organizmi politikë, ndaj realitetit të numrit të shqiptarëve, interesave kolektive të një etniteti, me një demografi shumë të qartë dhe pozitë të caktuar, dhe në rend të dytë mos uniteti i përfaqësuesve të subjekteve politike me qëndrime unike dhe gjithë përfshirëse konform interesave kolektive nacionale.

Duke u bazuar në zhvillimet dhe qasjen e mëparshme LR-PDSH merr pjesë në këto zgjedhje për Këshill Nacional, por me një synim dhe qëllim të vetmin që me qasje reale dhe pragmatike të synohet realizimi dhe përmirësimi i këtyre katër sferave jetësore për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

LRPDSH-ë zotohet se do të jetë:
- Në shërbim të arritjes së këtij qëllimi e çka mendojmë se kjo mund të arrihet me një unifikim të sinqertë të faktorit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

- Gjithashtu do të avancoheshin jo vetëm këto katër sfera të rëndësishme që i përkasin autonomisë kulturore por edhe shpresojmë që më në fund çështja e Luginës së Preshevës do të zgjidhet pozitivisht në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

- LRPDSH-ë në kuadër të programit të saj politik fuqishëm mbështet të gjitha qëndrimet dhe dokumentet e nxjerra nga tre kuvendet e këshilltarëve shqiptarë dhe veprimet e pa ndërprera të shqiptarëve të Luginës e sidomos PO-ë e madhe të dalë nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992.

Andaj ftojmë simpatizantët e LRPDSH dhe votuesit tjerë që ta mbështesin programin tonë zgjedhorë për këto zgjedhje.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration