Komuna  Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës nuk bartin buxhetin e plotë ndaj KKSH-së
Lokale

Komuna Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës nuk bartin buxhetin e plotë ndaj KKSH-së

18.Sep.2018 08:37
0

Për Këshillin kombëtarë Shqiptar, komuna e Bujanocit me planifikim buxhetorë ka ndarë 3 milion dinarë, komuna e Preshevës 1 milion dinarë kurse ajo e Medvegjës 400 mijë dinarë gjë që deri më tani asnjëra nga këto tri komuna nuk ka kryer obligimet në tërësi.

Kryetari i këtij institucioni,  Shukri Ymei për Titulli.com deklaroi se komuna e Preshevës deri më tani ka bërë bartjen e mjeteve në llogarinë e këshillit kombëtarë në vlerë prej 600 mijë dinarë.

“Komuna e Preshevës me planifikim buxhetorë ka paraparë 1 milion dinarë për Këshillin Kombëtar Shqiptar kurse deri më tani ka bërë bartjen e mjeteve vetëm në vlerë prej 600 mijë dinarë kurse i mbeten edhe 3 muaj që të bartin edhe pjesën tjetër” tha Ymeri.

 Më tej kryetari Ymeri tha se shuma e paraparë e mjeteve nga komuna e Preshevës është tejet e vogël.

“Të them të drejtën shuma e mjeteve e planifikuar nga komuna e Preshevës është tejet e vogël pasi që edhe disa organizata jo qeveritare janë financuar në këtë vlerë” theksoi Ymeri për Titulli.com.

Komuna e Bujanocit sipas Ymerit me planifikim të buxhetit komunal ka ndarë 3 milion dinarë për këtë institucion për vitin 2018.

“Komuna e Bujanocit me planifikim buxhetorë ka ndarë 3 milion dinarë por që deri më tani ka bartur mjete në vlerë diku afro mbi 1 milion dinarë”, u shpreh  Ymeri.

Ndërsa Ymeri shtoi se komuna e Medvegjës ka planifikuar të ndaj mjete në vlerë prej 400 mijë dinarë kurse këto mjete pritet të bartën këto ditë.

Edhe pse deri më tani komunat përkatëse nuk kanë kryer të gjitha obligimit ndaj “Këshillit Kombëtar Shqiptar” ky institucion nuk ka asnjë fuqi ligjore që të i detyroj komunat të bartin mjetet ku mundësia e vetme mbetet ankesa tek avokati i popullit shtoi Ymeri.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion i pakicës shqiptare në Serbi ndërsa zgjedhjet mbahen më 4 nëntor të këtij./Titulli.com/

Kryeministrja serbe i cilëson jo serioze deklaratat për bashkimin e Luginës me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration