PVD vendosi që të merr pjesë në zgjedhjet për përbërjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

PVD vendosi që të merr pjesë në zgjedhjet për përbërjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar

27.Sep.2018 08:29
0

Partia për Veprim Demokratik përmes një deklarate për media ka njoftuar se do të marrin pjesë në gjedhjet pë këshillat nacionale më 4 nëntor.

DEKLARATË E KRYESISË SË PVD - së:

Kryesia e përgjithshme e Partisë për Veprim Demokratik pas analizës së detajuar të situatës së ndërlikuar politike, vendosi që PVD të merr pjesë në zgjedhjet e 4 nëntorit për përbërjen e Këshillit nacional të Shqiptarëve.

Me këtë rast u vlersua se në kuadër të politikës proaktive të PVD - së është e domosdoshme pjesëmarrja në këto zgjedhje, edhepse po zhvillohen në kushte të rënda diskriminuese kur Qeveria serbe edhe në rrethana të vlerësimit të paraqitur nga Komisioni ndërkombëtarë po vazhdon politikën degraduese ndaj Shqiptarëve duke manipuluar me shifrën prej vetëm 5.800 Shqiptarëve në Serbi!

Kryesia e përgjithshme e Partisë për Veprim Demokratik fton me këtë rast elektoratin e vet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që me pjesëmarrje aktive në këto zgjedhje t'a ndalojnë realizimin e projektit të mbrapshtë të Qeverisë serbe për defaktorizimin e skajshëm të Shqiptarëve në Serbi, e posaçërisht në Luginë të Preshevës në kohën kur po pretendohet të arrihet marrëveshja definitive në mes të Kosovës e Serbisë.

Në këtë mbledhje u vendos që Kuvendi zgjedhor i Partisë për Veprim Demokratik të mbahet me 6 tetor 2018.

Preshevë, 26.09.2018

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration