Kryetari i sapo zgjedhur i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Mustafa e nisi punën me zhgënjime
Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa është shprehur i zhgënjyer me mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës të mbajtur në Pejë që nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës, në marrëveshjen e sotme të firmosur midis tyre.
“Fondi i përbashkët për Luginën e Preshevës” i themeluar nga dy qeveritë e atëhershme në Prizren më 2014 ishte një vendim inkurajues. Përderisa Lugina e Preshevës vazhdon të diskriminohet në të gjitha fushat nga Qeveria e Republikës së Serbisë, mbështetja e sotme e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare është edhe më jetike se dje, për shqiptarët në Serbi", ka shkruar Mustafa
.Ai theksoi se qeverisja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës.
"Modeli i bashkërendimit dhe bashkëveprimit të Këshillave Kombëtare Hungareze dhe Kroate me Budapestin dhe Zagrebin zyrtar, janë një shembull i mirë që mund të na shërbejë edhe neve në të ardhmen", theksoi Mustafa./Titulli.com/