Opozita brenda Këshilli Kombëtar Shqiptar e quan jolegjitim përbërjen e re
Arbër Pajaziti, kryetar i degës së APN-së në Bujanoc dhe këshilltar brenda Këshillit Kombëtar Shqiptar nga lista e ka reaguar ndaj zgjedhjes së përbërjes së re të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Sot, si grup i këshilltarëve të Alternativës për Ndryshim kemi marrë pjesë në seancën konstituive të përbërjes së re të Këshillit Nacional, por kemi vendosur të mos jemi present gjatë zgjedhjes së organeve të reja të këtij institucioni.
Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se aryeja për këtë veprim tonin është shumë e thjeshtë: Nuk kemi marrë asnjë ftesë zyrtare nga Lista ( PVD ) e cila doli e para në këto zgjedhje për bisedime eventuale rreth një përbërje të zgjeruar qeverisëse.
Gjysëm ftesa publike përmes facebookut ishte vetëm një kamuflim për të shprehur edhe njëherë qëndrimin anti APN që e gërsheton në vete Partia për Veprim Demokratik. Ne nuk shprehim aspak xhelozi në koalicionin e arritur midis PVD-PDSH duke e konsideruan atë tërësisht legal por assesi legjitim.
Kjo për faktin se qeverisja e re e KNSH-së me votat e drejtëpërdrejta të elektoratit është pakicë në raport me opozitën, edhe atë me një diferencë prej 1700 votash. (Pa i llogaritur edhe votat e vjedhura) Edhe në këtë rast, ne i pranojmë rregullat e lojës i cili në këtë rast bazohet në sistemin e “ Dontit “.
Sido që të jetë, APN uron koalicionin e ri në udhëheqjen e KNSH-së duke shpresuar në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, ndërsa grupi ynë i këshilltarëve do të luaj një rrol konstruktiv opozitar.
E për gjithëpërfshirjen ose jo në koalicione do të vie koha të merremi në nivele tjera zgjedhore.
Arbër Pajaziti, kryetar i degës së APN-së në Bujanoc dhe këshilltar brenda Këshillit Kombëtar Shqiptar