
Këshilli Kombëtar Shqiptar dhuron libra shkollorë në Medvegjë
Këshillit Kombëtar Shqiptar ka furnizuar nxënësit shqiptar të shkollave fillor në Medvegjë me tekst shkollore.
"Nxënësit shqiptar nga kjo komunë u pajisen me tekste mësimore falas, me financim dhe bashkëpunim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar", thuhet në njoftimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Ky institucion ka shpërndarë tekste shkollore edhe për nxënësitë tjerë në Bujanoc e Preshevë të financuar nga buxheti i Kosovës.