Zyrtare: KRZ çertifikon listën “Alterantiva për Ndryshim- Shqiprim Arifi" me 367 nënshkrime
Komisioni Republikan Zgjedhor ka sjellë vendim për çertifikimin e listës “Alterantiva për Ndryshim- Shqiprim Arifi"
Në këtë vendim thuhet se më 4 nëntor kjo parti ka dorëzuar kërkesësn për anëtarë kandidatë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, shkruan Titulli.com.
Bartësi i kësaj liste ka vepruar në përputhje me konkluzionin e KRZ-së dhe ka përmbushur mungesën e deklaratave të votuesve që do të përkrahin këtë listë.
Lista “Alterantiva për Ndryshim- Shqiprim Arifi" ka 15 kandidatë potencial për anëtër të Këshillit Kombëtar Shqiptar e përkrahur nga 367 deklarata të vërtetuara të votuesve./Titulli.com/