Kryediplomati Bushati: Lugina e Preshevës e diskriminuar dhe e lënë në harresë nga Serbia
Në konferencën “Serbët dhe shqiptarët, në cilin drejtim?”, ministri i jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se Lugina e Preshevës është lënë në harresë nga Serbia, sidomos në planin ekonomik.
“Shqipëri-Serbi, pika të përbashkëta për pakicat kombëtare. Lugina e Preshevës është lënë disi në harresë nga Serbia, sidomos në planin ekonomik, duke lënë një shije të hidhur diskriminuese. Duhen thënë disa të vërteta në sy, dhe Lugina e Preshevës është rasti i këtij realiteti të hidhur. Është lënë në harresë edhe njohja e diplomave. Ne mirëpresim çdo vendim pozitiv për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Mungon edhe implementimi për mësimin në gjuhën shqipe”, deklaroi Bushati
“Duhen thënë disa të vërteta në sy”, tha ministri dhe shtoi se kjo të lë një shije të hidhur diskriminuese ndaj shqiptarëve të Preshevës
Kryediplomati shqiptar theksoi se Shqipëria që pas rënies së komunizmit e ka qartësuar rrugën e saj drejt BE, por Serbia nuk e ka kristalizuar ende qëndrimin e saj në marrëdhënien me NATO-n
“Ka një tendencë dhe vullnet për të kaluar këto steriotipe. Ka dallueshmëri të qartë. Që pas rënies së komunizmit asnjë qeveri në Shqipëri nuk ka e ka dyshuar vokacionin për integrimin në BE. Serbia nuk e ka të kristalizuar marrëdhënien me NATO-n. Duhet ti kujtojmë Serbisë që në rrugën e procesin evropian vendet kanë disa detyra, në raport më politikën e jashtme dhe të sigurisë ”, u shpreh Bushati
Deklaratat e Daçiç për Kosovën, nuk e ndihmojnë pajtimin mes dy vendeve, shtoi Bushati.
Bushati tha se Serbia në lidhje me Kosovën ka një “retorikë të shekullit XIX që nuk i bën nder diskutimeve të sotshme
“Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë dhe kosovarët janë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut të tyre. Kjo është retorikë e shekullit XIX dhe nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit. Marrëdhënia shqiptaro-serbe ka një elefant në dhomë që është Kosova, që ka përfaqësuesit e saj që flasin në interesin e saj, por edhe qëndrimi jonë është i qartë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk zëvendësohet nga një raport i mirë Shqipëri-Serbi, por përplotësohet”, tha ministri i Jashtëm.
“Ne nuk jetojmë më në kohet e arta kur besohej tek multilarizmi, kemi shembullin e Maqedonisë. Duhet të jemi më solidare“, deklaroi Bushati
Në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Bushati theksoi se dialogu duhet të jetë mbi baza të sinqerta.
"Kemi shumë pika të përbashkëta me Serbinë dhe ka një tendencë për të tejkaluar stereotipet. Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres e sipër. Vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës dhe ka shenja për këtë”, u shpreh Bushati./Titulli.com/