Qytetarët shpresë te Këshilli Kombëtar Shqiptar për identitetin kombëtar dhe shkrimin shqip në Bujanoc
Lokale MDULS

Qytetarët shpresë te Këshilli Kombëtar Shqiptar për identitetin kombëtar dhe shkrimin shqip në Bujanoc

08.Oct.2018 10:52
0

Në komunën e Bujanocit qytetarët shprehen se përdorimi i dygjuhësisë dhe simboleve kombëtare vazhdon të mbetet një problematikë ndërsa fajësojnë edhe institucionet komunale që udhëhiqen nga shqiptarët të cilët po e anashkalojnë pjesërisht një avancim të tillë.

Redaksia e Titulli.com ka realizuar biseda më qytetarë me pyetjen se a presin që pas zgjedhjeve të këshillit kombëtarë shqiptarë përdorimi i simboleve kombëtare do të ketë zgjidhje si dhe sa janë të kënaqur me përdorimin e dy gjuhësisë nga institucionet komunale të Bujanocit.

Kujtim Halili për portalin Titulli.com tha se dy gjuhësia mbetet problemi kryesor i shqiptarëve të komunës së Bujanocit.

“Dygjuhësia është një ndër problemet kryesore të shqiptarëve të komunës së Bujanocit pasi që kjo nuk po zbatohet e në veçanti përdorimi i gjuhës shqipe nuk po përdoret në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc. Sa i përket përdorimit të simboleve kombëtare pres që udhëheqësia e re e KKSH-ës të gjejë një zgjidhje” u shpreh Halili.

Dygjuhësia nuk është aspak në nivelin e duhur përderisa për simbolet kombëtare ai shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje, tha Enis Selimi për Titulli.com.

“Simbolet kombëtare janë një problematikë në vete por duhet që KKSH të gjejë një zgjidhje edhe për këtë por jo të ndryshohen simbolet, për sa i përket dygjuhësisë nuk jam aspak i kënaqur me zbatimin e saj”, theksoi Selimi.

Një qytetarët tjetër Besim Ibrahimi lidhur me përodimin e dygjuhësisë në komunë e Bujanocit thotë se nuk po zbatohet përderisa për simbolet kombëtare beson që është një shpresë e vogël që të zgjidhet ky problem.

“Besoj se ekziston një shpresë sado e vogël që të jetë që të zgjidhet ky problem. Sa i përket dygjuhësisë e ajo nuk po zbatohet nga vet shqiptarët e lëre më nga institucionet tjera shtetërore në përgjithësi komunitet tjera” u shpreh Besim Ibrahimi për Titulli.com.

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtarë Shqiptar do të mbahen më 4 nëntor ndërsa listat shqiptare do të garojnë për 15 anëtar të kuvendit të përgjithshëm të këtij institucioni.

Pjesë  e kompetencave të Këshillit Kombëtar Shqiptar janë edhe miratimi, përcjella e zbatimi i ligjit dhe akteve tjera nga fusha përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip si dhe ruajtja, përparimi dhe zhvillimi  I identitetit kombëtar./Titulli.com/

Në autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë po vazhdon shpronësimi, lidhja me Bujanocin afër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration