Shaip Kamberi zgjidhet kryetar i PVD-së, do përballemi fuqimisht me konkurrencën e instaluar të Beogradit
Kuvendi i Partisë për Veprim Demokratik ka zgjedhur Shaip Kamberin për kryetar të ri të këtij subjekti që e ka drejtuar deri më tani Riza Halimi.
Kamberi nuk kishte kundër kandidat tjetër dhe është votuar njëzëri nga gjithë anëtarët e kuvendit duke thënë se tani fillon në kapitull të ri në jetën e tij me përgjegjësi të shtuar, shkruan Titulli.com.
“PVD ishte një përgjigje më mirë në momenin e duhur dhe nga njerëz të duhur ju dha sfidave të kohës duke grumbulluar brenda vetes popullësinë shqiptare”, tha pas zgjedhjes Kamberi.
Ai theksoi gjithashtu se në strukturat e reja të PVD-së janë zgjedhur njerëz të duhur dhe të motivuar.
“Obligimi jonë është të ruajmë nivelin e përkrhajes në Bujanoc ndërsa në Preshevë dhe Medvegjë duhet të ringrisim nivelin e përkrahjes sonë por nuk është e lehtë sidomos pas rritjes së një konkurrence të pandershme dhe ndërhyrjen e shtetit në proceset tona”, deklaroi Kamberi.
Shaip Kamberi është kryetar i komunës së Bujanocit ndërsa kohëve të fundit ka pasur përplasje të hapur politike me kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifi dhe në mënyrë të heshtur ka një rivalitet të heshtur me kryetarin e Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi./Titulli.com/