Pikëkalimi që lidh Kamenicën me Medvegjën ende i mbyllur nga Serbia
Lokale

Pikëkalimi që lidh Kamenicën me Medvegjën ende i mbyllur nga Serbia

07.Oct.2018 07:59
0

Më 21 maj 2015, në Bruksel, ishte nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e pikës kufitare me Serbinë, në Kapi të Svircës.

Por, tre vjet e gjysmë pas, pikëkalimi që lidh Kamenicën me Medvegjën ende nuk është hapur edhe përkundër se ka gjysmë viti që ajo është e gatshme, raporton KTV.

Sipas MPB-së, Serbia po refuzon të funksionalizojë edhe pikën tjetër kufitare në Izvor, hapja e së cilës, po ashtu është pjesë e marrëveshje së arritur në Bruksel.

Për shkeljen e kësaj marrëveshjeje nga pala serbe, në këtë ministri thonë se i janë drejtuar disa herë Bashkimit Evropian.

Në kohën kur pikëkalimi po qëndron i mbyllur, prapa kamerës, policët kufitarë kanë thënë, se kohë pas kohe, detyrohen t’i kthejnë prapa qytetarët që ia mësyjnë kësaj pike.

Përderisa një kohë, Policia kosovare, e vendosur në Kapi, ka pasur probleme me furnizimin me rrymë elektrike. Tash e dy muaj – si pasojë e një prishjeje të pompës - ata po përballen me mungesë të ujit.

Shaip Kamberi zgjidhet kryetar i PVD-së, do përballemi fuqimisht me konkurrencën e instaluar të Beogradit

Artikuj të ngjashëm

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration