PVD dhe LPD do të zgjedhin kryetarët e partive, cilët janë kandidatët e mundshëm?
Partia për Veprim Demokratik dhe Lëvizja e Progresit Demokratik do të zgjedhin këtë fundjavë kryetarët e partive.
PVD ka caktuar mbledhjen e kryesisë për të shtunën (sot më 6 tetor ) ndërsa deri më tani nuk ka pasur të prezantuar zyrtarisht kandidatë potencial.
Riza Halimi, kryetar i deritanishëm i kësaj partie për televizionet lokale në Preshevë ka thënë se kandidatë të mundëshëm janë kryetarët e degëve Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi por ai nuk ka përjashtuar edhe ndonjë kandidatë tjetër nga kryesia.
Lëvizja e Progresit Demokratik do të mbajë mbledhjen e kryesisë të dielën më 7 tetor dhe do të zgjedh kryesinë e re dhe kryetarin e partisë.
Jo zyrtarisht mësohet se kandidatë të mundshëm për kreun e LPD-së është Adnan Salihu që ka marrë drejtimin e këtij subjekti pas vdekjes së liderit Junuz Musliu dhe kandidat më i ri mundë të jetë Shqiprim Musliu.
Këto dy parti bashkëqeverisin me komunën e Bujanocit dhe kanë pasur koalicione në qeverisjen lokale edhe më herët./Titulli.com/