Mustafa: Votojmë për aspiratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Lokale MDULS

Mustafa: Votojmë për aspiratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

23.Oct.2018 03:29
0

Ragmi Mustafa, bartës i listës “Partia për Veprim Demokratik- Shaip Kamberi” për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 4 nëntor u shpreh për Titulli.com se shqiptarëve të Luginës së Preshevës i duhen mekanizma që nxisin rritjen e cilësisë së edukimit e arsimimit, të kulturës, të informimit e komunikimit.

Më poshtë i keni përgjigjet në dy pyetje të realizuara nga Titulli.com. 

Na tregoni arsyen pse duhet të votojnë qytetarët listën tuaj për anëtarë të kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar?

Mustafa: Po ky proces po ndodh, mjerisht, në një periudhë kur shqiptarët kanë humbur besimin e së mundshmes e kur jeta rëndom tenton të shfaqet e zhveshur nga vlerat njerëzore, kombëtare e identitare. Orvatemi mes përpjekjeve të pa epura dhe sakrificës së pambarim për krijimin e një hapësire lirie e dinjiteti njerëzor. Ndërkaq në anën tjetër presioni i diskriminimit perfid shtetëror ka zvogëluar kompetencat dhe rëndësinë e Këshillave Kombëtare, me këtë rast të Këshillit Kombëtar Shqiptar i cili është penguar që të realizoj vetëqeverisjen e pakicës. Lisat të cilën e kryesoj me numër 3 Partia për Veprim Demokratik – Shaip Kamberi është gatshme që me tërë forcën, kapacitetin, integritetin të angazhohet në përshtatje me aspiratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Rezistimi dhe qëndrueshmëria në proceset e kaluar kanë qenë një çështje e madhe vlerash e parimesh të vlefshme dhe të përcaktueshme për çdo kohë që janë shndërruar në fuqi si thelbi i misionit dhe kauzës sonë. Ndoshta, për të tjerët simbolet nuk kanë rëndësi, për ne janë vetë qenia. Konsideroj që do të jetë një garë e ashpër dhe jo vetëm. Uroj të gjithë kandidatët për anëtar të KKSH-së. Me këtë rast dua të i ftoj që të gjithë të përmbahen nga çfarëdo provokimi se fundja kemi të bëjmë me shqiptarët, për shqiptarët, në zgjedhje mes shqiptarësh. Ftoj që të gjithë që nuk janë regjistruar në regjistrin e posaçëm ta bëjnë sa më shpejt dhe njëkohësisht të dalin e votojnë këtë listë. Për të pasur një përfaqësim më profesional e të sinqertë, me dinjitet e integritet e mbi gjitha njerëz që ia kanë kushtuar tërë veprimtarin e tyre përpjekjeve të shqiptarëve për të realizuar kërkesat tyre legjitime si vetmja rrugë për të u përballur me diskriminimin që ushtrohet ndaj shqiptarëve. 

Cili është programi juaj në fushat në të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar?

Mustafa: Shqiptarëve të Luginës së Preshevës i duhen mekanizma që nxisin rritjen e cilësisë së edukimit e arsimimit, të kulturës, të informimit e komunikimit. Duam që përmes programit të nxisim ripërtëritjen e vlerave tona përmes shkollës, vlerësimit të punës, respektimit të të drejtave e lirive njerëzore. Të nxisim kulturën si kujtesë e parafytyrim duke krijuar një klimë të favorshme për çdo talent dhe energji krijuese. Duam të krijojmë hapësirë për mekanizma që mishërojnë dhe nxisin kudo e sistematikisht shpirtin krijues, progresist, emancipues. Nuk duhet të mjaftohemi me hapësirën që iu është lejuar shqiptarëve dhe duhet shumë punë për të krijuar edhe më shumë organizma e institucione që i shërbejnë dhe përfaqësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës e jo rrymave poltrone politik që imponohen e në thelb dirigjohen nga të tjerët. Konsideroj që Këshillit Kombëtar Shqiptar i duhet imponuar si parakushte një dinamizëm, transparencë, profesionalizëm e integritet për të realizuar objektivat e tij. Gjithashtu, jam i mendimit se inkuadrimi i një spektri sa më të gjerë profesionistësh dhe njerëz të pasur me aftësitë e nevojshme për të u përballur me sfidat që e presin është e domosdoshme. Kjo është një shtysë e madhe që pasuron përmbajtësish këtë institucion e që vijnë jo vetëm nga subjektet politike.

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration