Nga buron kërkesa e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën dhe kush nënshkruan marrëveshjen?
Lokale

Nga buron kërkesa e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën dhe kush nënshkruan marrëveshjen?

02.Aug.2018 14:02
0
Presidenti Hashim Thaçi ka mohuar ndarjen si opsion, por ka konfirmuar se kërkesa e Luginës për bashkim me Kosovën do të jetë në tryezën e diskutimit.

Por shefi i shtetit është shfaqur goxha konfuz pas një takimi që ka pasur javën e kaluar me përfaqësuesit e institucioneve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Edhe pse ka thënë se e respektojnë tërësinë territoriale të Serbisë, në tavolinën e dialogut në Bruksel me fqinjin verilindor e ka në plan ta shtrojë edhe çështjen e referendumit të marsit të vitit 1992 të shqiptarëve atje, i cili kërkon bashkimin e kësaj pjese me Kosovën. Megjithatë, ai nuk ka pranuar se kjo ndërlidhet me shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Thaçi ka deklaruar se do të përdorin çdo mjet legjitim dhe demokratik për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat elementare, demokratike e kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke përfshirë deklarimin plebishitar të vitit 1992.

Thaçi i ka dërguar porosi edhe Bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht BE-s, duke thënë se kjo e fundit nuk mund të përdor standarde të dyfishta, apo të ndryshme kur është në pyetje mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të komuniteteve në Kosovë, apo në Serbi.

Thaçi nuk ka pranuar të flas nëse do të nënshkruante një dokument që do të ndante veriun e vendit në këmbim të Luginës, shkruan koha ditore.

Sipas tij, deklarimi i viti 1992 i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është i hershëm, i bashkrënduar me Këshillin koordinues të partive politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Por, në rast se e paraqet në dialog çështjen e referendumit të shqiptarëve të Luginës, Thaçi ka deklaruar se mund të ketë kërcënime nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi. Ai gjithashtu e ka pranuar se gjasat për t’u arritur marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë tepër të vogla.

Lugina e Preshevës është një rajon i përbërë nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Gjeopolitikisht, ky rajon paraqet qendrën e komunitetit shqiptar në Serbi, me popullsi shqiptare 54.6% në Bujanoc dhe 89% në Preshevë, si dhe 26% në Medvegjë). Lugina e Preshevës ka 1249 kilometra katrorë me afërsisht 111 000 banorë. 

Por aktivistë të shoqërisë civile në Luginën e Preshevës, thonë se aktualizimi i idesë së shkëmbimit të territoreve do të ketë efekt negativ për shqiptarët që jetojnë në këtë rajon nëse nuk do të ketë marrëveshje për Luginën mes Kosovës dhe Serbisë.

“Aktualizimi i opsionit së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë efekt negativ në jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon po që se dështon plani për shkëmbim të territoreve sepse krijohet pasiguri e jetesës dhe presioni politik do të vështirësojë jetën në këtë hapësirë”, ka thënë për koha ditore Skender Saqipi, aktivist për avancimin e pozitës shqiptare nga organizata “Vizionet Atraktive” në Bujanoc. 

Sipas tij, Kosova më pas duhet të krijojë mekanizma institucional për shqiptarët e Luginës së Preshevës për të qenë pjesë e jetës publike të Kosovë.

“Ne duhet të jemi të barabartë me çdo qytetar të Kosovës dhe mos të krijohen pengesa ligjore për qytetarët tonë pavarësisht marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë./Titulli.com/

Thaçi: Nëse arrihet marrëveshja, Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës
Plani: Leposaviqi bashkë me Leshakun të shkëmbehet me Preshevën dhe një pjesë të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration