I dyshuari nga Bujanoci për shitjen e paligjshme të mallrave të akcizës, ngritet kallëzim penal
Pjesëtarët e Policisë në Vrajë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë, do të parashtrojnë kallëzim penal kundër personit tridhjetë e nëntë vjeçar, thuhet në raportin e policisës, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij raporti i dyshyari është i moshuar nga rrethina e Bujanocit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale shitje e paligjshme e mallrave të akcizës.
Gjithashtu policia kufitare mbrëmë në autostradën në afërsi të Vranjës ka ndaluar një veturë Škoda e drejtuar nga i dyshuari dhe ka gjetur 474 pako duhan të prerë, me peshë 237 kilogramë, pa dokumentacion shoqërues./Titulli.com/