Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë
Deputeti popullor në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi së bashku me bashkëpuntorë ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës për të trajtuar çështjen e diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve, veçanërisht në Luginë.
Kamberi tha se kërkuan përmbushjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë, duke përfshirë integrimin e tyre në shoqëri dhe strukturat institucionale e publike.
“Po ashtu, insistuam në implementimin e marrëveshjeve të cilat i ka nënshkruar Beogradi me përfaqësuesit institucional e politik të Luginës së Preshevës dhe vendosjen e simetrisë për të garantuar të drejtat e shqiptarëve”.
“Faleminderit për përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit Kombëtar Shqiptarë sikurse edhe Flora Ferati-Sachsenmaierdhe të gjithë të përfshirët në këtë nismë të rëndësishme”, shkroi Kamberi.
Deputeti shqiptar bëri të ditur se takime mbajti edhe në Washington, New York e Bruksel.