Detaje nga vrasja makabre në Serbi: Trupi i dy vjeçares nuk ndodhet në deponi
Srdjan Jankoviq dhe Dejan Dragijeviq janë arrestuar dje nën dyshimin për vrasjen e dy vjeçares së zhdukur prej disa ditësh në Serbi Danka Iliq në Banjsko Polje.
Dyshohet se ata e kanë goditur vajzën me një makinë tip “Fiat Panda” të bardhë dhe tashmë ka dalë një foto e atij mjeti të kapura nga kamerat e sigurisë.
Dyshohet se që të dy ishin të dehur në momentin që e goditën vogëlushen. Më pas trupin e saj e vendosën në makinë dhe e dërguan në një deponi plehrash për ta fshehur krimin që dyshohet se e kanë kryer.
Këto gërmime kanë vazhduar edhe sot, por pa rezultate.
Njëkohësisht me kontrollin e deponisë, policia ka kontrolluar edhe arat në fshatin Lukë afër Borit, prej nga është i dyshuari për vrasjen.
“Xhandarmëria po gërmon oborrin e S.J., njërit nga të dyshuarit për vrasjen e Dankës së vogël. Duket sikur qeni ka nuhatur diçka”, transmeton Kurir serb.
Kryengritja ekologjike, organizatë nga Serbia, kërkon nga MPB-ja e atij vendi që Ministrja e Punëve të Brendshme, Bratislava Gashiq t’i nënshtrohet një ekzaminimi poligrafik në të cilin do të përsërisë gjithçka që ka thënë në lidhje me vrasjen e Danka Iliqit.
Shkak për këtë, siç thuhet në komunikatën për media, është bërë deklarata e tij, e cila është e mbushur me palogjikshmëri që zgjojnë dyshimin e qytetarëve.
Siç raporton Blic, në deponinë në Banjsko Polje pothuajse nuk ka mbeturina, gjithçka është pastruar, ndërsa sapo ka ardhur një veturë e policisë.
Në gjithë këtë histori të tmerrshme mbeten dy pyetje kyçe – ku dhe si u fsheh trupi i Dankës dhe si u vra, pasi dy të dyshuarit, duke akuzuar njëri-tjetrin, japin deklarata kontradiktore.
E vetmja gjë që është e sigurt sipas mediave serbe, është se trupi është zhvendosur nga deponia në një vend tjetër.