Njoftimi zyrtar mbi vdekjen e nënës preshevare në spitalin e Vrajës
Prokuroria e Lartë Publike në Vrajë ka njoftuar sot se nga autopsia ka rezultuar se shkak i vdekjes së nënës në lindje M.A.(37) nga Komuna e Preshevës më 17 prill ka qenë këputja e mitrës me pasojë gjakderdhje dhe se në atë rast, mund të jetë vepër penale e dhënies së ndihmës mjekësore nga pakujdesia, e cila mund të cilësohet si vepër e rëndë kundër shëndetit të njeriut për pasojat fatale.
Kryeprokurorja publike në Vrajë, Danijela Trajkoviq, ka thënë se Prokuroria e Lartë Publike do ta përcjell rastin në Prokurorinë Themelore Publike duke qenë se Prokuroria Themelore Publike është përgjegjëse për vepra penale kundër shëndetit të njerëzve.
“Punonjësit e policisë kanë mbledhur të dhënat e nevojshme edhe nga bashkëshorti i të ndjerës M.A., i cili ka kërkuar që organet kompetente shtetërore të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe i janë bashkuar ndjekjes penale nëse konstatohet se dikush është përgjegjës penalisht për vdekjen e gruas së tij” thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Lartë në Vrajë.
Siç është njoftuar, Drejtoria e Policisë në Vrajë ka vepruar me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përcaktuar të gjitha rrethanat relevante që kanë të bëjnë me vdekjen e M. A.
“Me datë 24.04.2024 në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë është marrë raport për të gjitha veprimet e ndërmarra, si dhe konstatimet e mëparshme pato-anatomike të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Nish lidhur me shkakun e vdekjes së të ndjerit M.A. 1987, e cila është bërë me kërkesë të Shtëpisë Shëndetësore në Vranjë”, njofton Prokuroria e Lartë në Vrajë.
Duke pasur parasysh se nga autopsia rezultoi se shkaku i vdekjes së gruas në lindje ishte këputja e mitrës me pasojë gjakderdhje, Prokuroria e Lartë Publike, siç është paralajmëruar, do t’ia përcjellë çështjen për juridiksion të mëtutjeshëm Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, duke marrë parasysh se në rastin konkret mund të bëhet fjalë për kryerje së veprës penale nga pakujdesia e ofrimi i ndihmës mjekësore nga pakujdesia, e cila për shkak të pasojave fatale mund të cilësohet si vepër e rëndë kundër shëndetit të njeriut, për të cilën është përgjegjëse Prokuroria Themelore Publike.