Përfitoni të blini manaferra, pasi recetën e reçelit jua japim ne!

Nga Redaksia 23.07.2018 09:19

Reçeli me manaferra ka një aromë shumë të mirë, pa harruar vlerat ushyese që ky frut përmban (sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj.).

Si një nga kujtimet më të ëmbla të fëmijërisë, sot vendosëm të ndanim me ju recetën e reçelit të manaferrave, të cilat i keni shumë të lehtë t'i gjeni sidomos këtë periudhë të vitit.

Përbërësit:

  • 1 kg manaferra
  • 600 gr sheqer
  • 1 majë luge sodë buke
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 filxhan me ujë

Përgatitja:

  • Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe shtojmë ujin. I lëmë të ziejnë në zjarr derisa shurupi të trashet.
  • Shpëlajmë manaferrat dhe i kullojmë ujin. Më pas i hedhim në shurupin që po vlon dhe i lëmë të ziejnë për gati 35 minuta në zjarr të ngadaltë. 
  • Hedhim sodën duke trazuar dhe kjo bëhet që reçeli të rrojë sa më gjatë e të mos thartohet. Mund t'i shtoni dhe një lugë gjelle lëng limoni. 
  • E lëmë reçelin të ftohet dhe më pas e hedhim në kavanoza qelqi. Mëngjeset dhe darkat tuaja tani do të jenë edhe më të ëmbla!

Nga Redaksia 23.07.2018 09:19
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.