Nadal përmbys Del Potron, në gjysmëfinale përballet me Djokovicin

Nga Redaksia 12.07.2018 10:32

Rafael Nadal dhe John Isner janë dy gjysmëfinalistët e fundit të grand slemit të Wimbledon për meshkuj, pas fitoreve të arritura ndaj rivalëve, respektivisht ndaj Juan Martin Del Potro dhe Milos Raonic.

Ndërkohë që, më herët u kualifikuan edhe Kevin Anderson (mundi 3-2 Roger Federer) dhe Novak Djokovic (mundi 3-1 Kei Nishikori).

Maratonë ndeshja mes Nadal dhe Del Potro, që zgjati gati 5 orë, një përballje që dhuroi spektakël dhe emocione deri në fund. Nadal, numri 1 në botë, fitoi 3-2 (7-5, 6-7, 4-6, 6-4, 6-4), një ndeshje që pati shumë luhatje në lojën e dy tenistëve. Argjentinasi Del Potro nuk arriti ta fitojë sfidë edhe pse udhëhiqte 2-1 me sete, pasi në fund Nadal arriti të përmbysë shifrat, falë përvojës. Në gjysmëfinale, spanjolli do të luajë ndaj Novak Djokovic.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Kevin Anderson dhe John Isner, me këtë të fundit që fitoi me përmbysje 3-1 (6-7, 7-6, 6-4, 6-3) ndaj kanadezit Milos Raonic. Ky i fundit fitoi në “tie break” setin e parë, por pikët shtesë i japin fitoren edhe amerikanit në setin e dytë, që më pas ngre ndjeshëm nivelin e lojës së tij, duke fituar edhe dy setet e tjera e krejt takimin.

Nga Redaksia 12.07.2018 10:32
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.