Erëzat që ndihmojnë në humbjen e peshës

Nga Redaksia 04.07.2018 11:20

Para së gjithash, asnjë përbërës ushqimor nuk e largon mrekullisht peshën e tepërt.

Për rezultate sa më të mira të dobësimit, është e nevojshme të aplikoni shprehi të shëndetshme të ngrënies dhe të ushtroni rregullisht. Megjithatë ekzistojnë erëza me të cilat ushqimi juaj mund të jetë më i shëndetshëm dhe mund ta përshpejtojë metabolizmin tuaj.

Edhe në qoftë se nuk shihni rezultate të dobësimit, duhet ta dini se këto erëza do ta përshpejtojnë konsumin e yndyrave dhe do të ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Sheqeri stabël në gjak do të thotë më pak dëshirë për ushqime dhe kontroll më të mirë të oreksit.

Shafrani

Shafrani përmban kurkuminë, një komponent aktiv që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën që trupi e përdor yndyrën. Shafrani e rregullon nivelin e insulinës dhe leptinës. Një studim ka treguar se konsumimi i rregullt i shafranit mund ta rregullojë nivelin e oreksit dhe të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit kronik në trup. Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 100 deri 200 miligramë të shafranit.

Specat djegës

Çdo erëz që stimulon djersitje, dhe specat djegës e bëjnë këtë, në fakt e inkurajon edhe metabolizmin. Studimet kanë treguar se specat djegës mund ta rregullojnë nivelin e grelinës, një hormon që e nxit formimin e ndjenjës së urisë.

Specat djegës mund ta stimulojnë shpërbërjen e yndyrave dhe të ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të qelizave yndyrore. Në gjella shtoni sa më shumë që mund të duroni speca djegës.

Kanella

Kjo erëz e shijshme mund ta rregullojë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe në këtë mënyrë gjithashtu ta rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Kanella mund të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të yndyrës, veçanërisht në pjesën e barkut.

Një studim i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se vetëm një lugë çaji kanellë në ditë është e mjaftueshme për të ndier ndryshime pozitive në rregullimin e oreksit dhe për ta zvogëluar përqindjen totale të indeve dhjam

 

Nga Redaksia 04.07.2018 11:20
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.