Si ta shmangim kundërmimin e këmbëve

Nga Redaksia.B 21.06.2018 09:01

Kërpudhat, këpucët e këqija dhe çorapet sintetike mund të kontribuojnë në erën e keqe të këmbëve. Është e rëndësishme të zbulohet shkaku i erës së keqe të këmbëve dhe të punohet në mënjanimin e tij. Nuk është e këndshme të dini se jeni pronar i këmbëve kundërmuese, transmeton koha.net.

Për t’ju ndihmuar në rikthimin e erës së këndshme të këmbëve tuaja, në vijim ju sjellim disa këshilla:

Eliminoni terrenin pjellor për kërpudhat

Shumica e baktereve që shkaktojnë aroma ndodhen nën thonj dhe në pjesët e vrazhda të kallove të lëkurës. Mos harroni t’i lani mirë këmbët tuaja, dhe ta largoni lëkurën e trashur në këmbë. Rregullisht preni edhe thonjtë në mënyrë që të keni këmbë të rregulluara dhe me erë të këndshme.

Pas larjes së këmbëve, fshini pjesët ndërmjet gishtave

Nuk mjafton vetëm t’i fshini thembrat dhe t’i vishni çorapet. Butësisht me peshqir thani këmbët dhe me kujdes fshini lëkurën në mes të gishtave. Në këtë mënyrë, lagështia e mbetur nuk do të jetë në gjendje të bëhet shkak i infeksioneve fungale.

Përgatitni çaj për këmbët

Taninet në gjethet e çajit i eliminojnë bakteret dhe e zvogëlojnë djersitjen. Çdo ditë mund të përgatisni çaj për këmbët në këtë mënyrë:

  • Vendosni 3 lugë çaj në 1 litër ujë të ngrohtë.
  • Shtoni 2 litra ujë të ftohtë.
  • Zhytni këmbët për rreth 30 minuta.

Përdorini uthull molle

Përzieni 0.5 litër uthull me 200 ml ujë të nxehtë. Zhyteni një copë fashë dhe mbuloni këmbët për 20 minuta. Fshini dhe thani lëkurën mirë.

Përdorni vajra esenciale

Vaj i livandos do të jetë krejtësisht i butë dhe i këndshëm për këmbët. Përveç erës së këndshme, livandoja gjithashtu ka efekt antibakterial.

Masazhoni këmbët me 4 pika vaji ose bëni banjë për këmbët duke i përzier 2 pika vaj me 3 litra ujë. Zhytni këmbët për 15 minuta dhe thani mirë.

Lani çorapet nga ana e kundërt

Në këtë mënyrë do t’i pastroni më mirë qelizat e lëkurës dhe bakteret. Shmangni çorapet sintetike, sepse ato nuk i lejojnë këmbët tuaja që të marrin frymë. Zgjidhni çorape që e kanë një përqindje më të madhe të pambukut.

Në shtëpi, ecni zbathur pa çorape

Kur ecni me çorape, ato mbledhin baktere. Me pak lagështi, ato fillojnë të lulëzojnë dhe të shumohen. Këtë gjithsesi duhet ta shmangni.

Vizitoni mjekun

Nëse së bashku me këmbët kundërmuese, shfaqen kruarja dhe qërimi i lëkurës, është koha ta vizitoni mjekun. Kjo mund të jetë simptomë e sëmundjes dhe është mirë që mjeku ta përcaktojë shkakun e simptomave.

Ajrosni rregullisht këpucët

Nëse këmbët i keni të lagështa, të lagështa janë edhe këpucët përbrenda. Nëse nuk mund t’i lani në lavatriçe, gjithsesi ajrosini rregullisht.

Nga Redaksia.B 21.06.2018 09:01
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.