Meshkujt në grupin e gjakut zero kanë më së paku gjasa të pësojnë sulm në zemër

Nga Redaksia.B 14.06.2018 09:41

Shëndeti në shumicën e rasteve mund të shikohet në bazë të grupit të gjakut. Si meshkujt ashtu edhe femrat "falë" grupeve të ndryshme të gjakut ballafaqohen me sëmundje më të lehta, por edhe më të rënda. Shkencëtarët kanë vërtetuar se meshkujt që kanë grupe të caktuara të gjakut mund të kenë probleme me zemrën apo edhe të përjetojnë sulm në zemër.

Rezultatet e hulumtimit janë prezantuar vitin e kaluar në Kongresin e Katërt Botëror të sëmundjeve akute të zemrës. Studiuesit i analizuan mostrat e një milion e 300 mijë personave dhe arritën në përfundimin se ata me llojin e gjakut A, B dhe AB kanë nëntë për qind më shumë gjasa të sëmuren prej sëmundjeve të zemrës ose të përjetojnë sulm në zemër sesa ata të cilët e kanë grupin zero (0) të gjakut, transmeton koha.net.

Shkaku i saktë i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në këtë grup të gjakut nuk është i qartë, por një arsye mund të jetë akumulimi i rritur i proteinave në gjak, apo koagulimi, gjë që mund të shkaktojë trombozë arteriale tek meshkujt me grupe të gjakut A, B dhe AB, e që e redukton qarkullimin e gjakut dhe çon në bllokimin i cili shkakton sulm në zemër, shkruajnë shkencëtarët në studimin e tyre.

Meshkujt nga grupet e lartpërmendura të gjakut gjithashtu e kanë shpesh kolesterolin e ngritur dhe janë të prirë të kenë shpesh procese inflamatore në organizëm.

Më shumë hulumtime nevojiten për ta përcaktuar më detajisht lidhjen e grupeve të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës, por shkencëtarët besojnë se cilësia dhe lloji i gjakut e luajnë një rol të rëndësishëm në vlerësimin e rrezikut prej sëmundjeve të zemrës, të cilat janë shoqëruar më shpesh me kolesterol, në moshën e shtyrë dhe presionin e gjakut.

Nga Redaksia.B 14.06.2018 09:41
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.