Sulmohet me shok-bombë gjyqtari i EULEX-it në Prishtinë

Nga Redaksia.B 13.06.2018 11:21

Mbrëmë rreth orës 23:00 në Prishtinë në rrugën “Bajram Curri”, një shok-bombë është hedhur në drejtim të një gjyqtari të EULEX-it, nga një person i panjohur.

Burime të Kallxo.com nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar incidentin i cili ndodhi në lagjen Arbëria te vendi i quajtur “Moving Tower”.

Policia tha se rreth orës 23:00 ka pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Bajram Curri”, ndërsa njësitet policore dhe hetimet kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve policore, nga hetimet e para është konstatuar se derisa gjyqtari i EULEX-it ka qenë duke kaluar, një person i panjohur kishte gjuajtur një shok-bombë në drejtim të tij.

Mjeti kishte shpërthyer por pa shkaktuar dëme materiale apo lëndime në njerëz.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy fishekë të pashkrepur, siguresa e bombës, luga e bombës dhe shok-bomba e shpërthyer. Personi i dyshuar ka ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’. Rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime”, thuhet në një raport policor të siguruar nga Kallxo.com.

Nga Redaksia.B 13.06.2018 11:21
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.