“Kryebashkiaku” shqiptar në Gjermani feston përvjetorin e martesës

Nga Redaksia.B 08.06.2018 14:01

Pasi ai mundet gjithçka dhe ka shumë njohuri nga përvoja e tij jetësore, Baca Qazim është pagëzuar nga rrethi edhe si "kryebashkiak". Për këtë titull, ai nuk e fsheh krenarinë

Në Gjermani, ata kishin ardhur nga Kosova para 45 viteve me shpresë për të punuar dhe për një jetë më të sigurt. Ky qëllim duket se iu ka plotësuar çiftit bashkëshortor Shabanaj: “50 vite në bashkëshortësi, prej të cilave 45 në Gjermani. Isny është qyteti më i mirë në botë!”, pohon babai i pesë fëmijëve dhe dhjetë nipërve të vegjël, i stërlumtur. Ata ka kohë që kanë ardhur dhe janë mirëpritur këtu.

Gjatë ditëve të kaluara, ata e patën përvjetorin e tyre të artë, të cilin e festuan në shtëpi me fqinjët dhe me familjarët e shumtë, jo vetëm një herë, ka pohuar çifti i artë, në momentin që Alexander Fürst nga Quadt, si përfaqësues i kryebashkiakut i uroi përvjetorin në emër të qytetit me një buqetë lulesh dhe ia ndau mirënjohjen e kryeministrit.

Në Kosovë, një pjesë republike në ish Jugosllavi, ekonomia ishte shkatërruar tërësisht. Zakonisht, atje ndonjëherë martohen nga i njëjti fshat, shkruan “Schwaebische Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Po që se një djalë i bukur dashurohet me një vajzë edhe më të bukur se vetvetja, nga një fshat tjetër, rasti që i ka prekur të dy, atëherë edhe fshati fqinj e pranon këtë lidhje në kuadër të traditës, është i mendimit Baca Qazim Shabanaj duke mbyllur njërin sy dhe me një buzëqeshje. Dasma kishte zgjatur tre ditë me miq nga të dy fshatrat, në qershor të vitit 1968, ndërsa në vitin 1973 në botë kishin ardhur katër fëmijë që duhej ushqyer, njofton albinfo.ch.

Baca Qazim udhëtoi për në Gjermani, bashkëshorten dhe fëmijët i la nën përkujdesje të familjarëve. Për fat të mirë, menjëherë gjeti punë në kompaninë “Dethleffs” së cilës i mbeti besnik për 39 vite të tëra.

Në këtë sipërmarrje u punësua edhe zonja Ajshe, e cila në Gjermani erdhi në vitin 1975 në kuadër të bashkimit familjar.

Për shkak të shkollimit të fëmijëve, fillimisht ata i lanë tek të afërmit, por më vonë edhe ata iu bashkuan familjes në Gjermani. Në momentin që lindi edhe fëmija i pestë (djalë), lumturia familjare u kompletua. Mu për këtë arsye, djalin e tyre të lindur në Gjermani e kanë pagëzuar me emrin Isni (për hir të qytetit gjerman), ka rrëfyer çifti.

Edhe pse i pensionuar, Baca Qazim është përkujdesur rregullisht për hotelin me tarracë për punët e përgjithshme. “Të qëndrosh në shtëpi i shëndoshë, kjo nuk shkon fare”, transmeton më tej Albinfo.ch.

Pasi ai mundet gjithçka dhe ka shumë njohuri nga përvoja e tij jetësore, Baca Qazim është pagëzuar nga rrethi edhe si “kryebashkiak”. Për këtë titull, ai nuk e fsheh krenarinë.

Nga Redaksia.B 08.06.2018 14:01
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.