Real Madrid befason tifozët me trajnerin e ri

Nga Redaksia.B 07.06.2018 09:20

Real Madrid ka një kandidat të ri për trajner.

Vendimi i Zinedine Zidane për t’u larguar nga Reali, pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions League, duket se ka kapur të papërgatitur presidentin Florentino Perez.

Ky i fundit nuk po arrin ende të gjejë një pasues për francezin, ndonëse ka kontaktuar disa trajnerë të njohur në Evropë, si Allegri, Nagelsmann, Pochettino, etj.

Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i ish trajnerit të Italisë dhe Chelseat, Antonio Conte, i cili sapo është larguar nga stoli i skuadrës londineze.

Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se mes palëve është realizuar një kontakt paraprak, për të testuar gatishmërinë e Contes për t’u ulur në stolin e Realit.

Gjithsesi në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me pasuesin e Zidane në stolin kampionëve të Evropës, një çështje kyçe për t’u zgjidhur, para se të fillojë puna në merkato.

Nga Redaksia.B 07.06.2018 09:20
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.