Panucci për humbjen me Kosovën: Faji është i imi

Nga Redaksia.B 30.05.2018 10:47

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Christian Panucci, ka marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë e humbjes së djeshme në fjalët për “SuperSport” pas sfidës.

Për arsyet e humbjes

Arsyet e humbjes janë që nuk kemi luajtur, nuk kemi luftuar, nuk kishim zemër, nuk kishim asgjë. Sot nuk kishim asgjë, Përgjegjësi jam unë, faji është absolutisht i imi, sot të gjitha kritikat e botës janë të drejta.

Për afrimin e shtatorit

Tani duhet të rrimë të gjithë të qetë, por edhe të shqetësuar në diskutimin që të mos shkatërrojmë gjithçka, sepse sot kemi vuajtur më shumë se ndaj Italisë dhe Spanjës.

Eksperiment apo Shqipëria e vërtetë

Unë shpresoj të mos jetë e vërteta se ndoshta unë nuk desha të ngarkoja ndeshjen, nuk desha të stimuloja se mendoja që ndaj Kosovës nuk ishte nevoja që të karikohej shumë. Mbaj të gjitha përgjegjësitë se faji është absolutisht i imi,. Por ishim shumë të shëmtuar që të mendohet se kjo është Shqipëria ime.

Nëse improvizoi me lojtarët

Ndonjë jo, se Ndoj ishte në krah, se kisha Lenjanin me probleme dhe Memollën që nuk luante. M’u desh të shpikja ndonjë rol.

Kush luan në të majtën e mbrojtjes te Shqipëria

Ka luajtur Lika që luan djathtas në klub se Lenjani nuk është mirë, se Memolla nuk është mirë dhe se nuk kemi 150 lojtarë e meqë ishte një miqësore, vendosëm Likën.

Zëvendësimet para mbylljes së pjesës

Sepse duhet të shohësh ndeshjet, Qaka kërkoi zëvendësim që në minutën e 30. Dilnim keq, u munduam të ndryshonim dhe nuk shërbeu asgjë. Sot në aspektin taktik, është gjëja e fundit që ka rëndësi. Pasi nëse nuk luan me zëmër, dëshirë e zjarr, humb kundër të gjithëve. Për mua është gjëja më e shëmtuar si trajner, se mund të humbësh, por jo kështu. Përgjegjësi jam unë, fajin e humbjes e mbaj unë, se isha shumë i lehtë në këto ditë. Nga sot e mbrapa do të jem rreshteri i hekurt dhe jepini këmbëve të gjithë.

Nga Redaksia.B 30.05.2018 10:47
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.