Rehabilitohen varret ilire të Selcës

Nga Redaksia.B 15.05.2018 10:20

Varret ilire të Selcës do t’i nënshtrohen rehabilitimit të tyre pas dekadave të tëra të lëna në harresë të plotë, pa asnjë lloj investimi.

Lajmin e mirë për këtë trashëgimi unikale e ka dhënë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila thotë se tashmë projekti i rehabilitimit është miratuar, me një vlerë prej 250 mijë eurosh, bën të ditur atsh.

“Unikale janë varret monumentale ilire në Selcë të Mokrës, shek. IV-III P.K., që gjenden në faqen lindore të kodrës së quajtur Gradishtë, në të cilën ndodhen gjurmët e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. I vizituam bashkë me ambasadoren e Delegacionit Europian, Romana Vllahutin, për të prekur konkretisht jo vetëm një vlerë të rrallë të kulturës shqiptare, por edhe dobinë e projektit që kemi hartuar e miratuar tashmë me një vlerë prej 250 mijë eurosh, për rehabilitimin e varreve, mjaft të dëmtuara nga degradimi natyror, nga mungesa prej dekadash e investimit dhe konservimit”, – deklaron Kumbaro.

Në Javën e Europës, vëmendje të veçantë iu kushtua Korçës, Pogradecit, Liqenit të Ohrit dhe varreve mbretërore ilire të Selcës së Poshtme.

Varret monumentale të Selcës janë një pjesë e rëndësishme e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. Ato janë aspekti më i njohur arkitekturor i këtij qyteti. Periudha e ndërtimit të tyre përkon me periudhën kulmore të zhvillimit të qytetit.

Nga Redaksia.B 15.05.2018 10:20
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.