Hoti: 120 njohje nuk garantojnë anëtarësimin në OKB

Nga RedaksiaR 14.02.2018 14:15

Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe Bolonjës Afrim Hoti tha se njohjet e Kosovës në dekadën e parë të pavarësisë kanë kaluar nëpër fazë të ndryshme.

Sipas tij ka shtete që kanë disa autoritet vendimmarrëse, p.sh, disa shtete afrikane etj. “Ka disa autoritete, si qeveria në ekzil, ka autoritetet që pretendojnë se kanë autoritet mbi një territor. Njohjet vijnë me nota verbale”, tha profesor Hoti sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ka mendime të gabuara se nëse do të kemi 120 njohje Kosova do të jetë në OKB. “Nëse do të kemi edhe 193 njohje, një nëse e kemi kundër që është shtet i përhershëm, pra pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën nuk do të mund të jemi pjesë e OKB-së”, tha ai.

Hoti ka folur edhe për mundësinë e tërheqjes së njohjeve, e që sipas tij nuk është praktikë ndërkombëtare.

“Ka shtete fragjile, por në praktikën ndërkombëtar nuk ka raste të tërheqjes apo rinjohjes. Njohja është e pamundur të tërhiqet. Sot po e njoh një shtet, nëse do të tërhiqem. Si praktikë është dhe mbetet e panjohur. Mund të ketë shtete jo serioze që mund të marrin ndonjë vendim. Mund të ketë lojëra politike”, tha ai.

Sipas tij njohja nuk është qëllimi i parë i një shteti.

“Ka shtete që Kosova ka marrë njohje, e notë verbale, por nuk ka pasur kontakte me të. Ne duhet të punojmë dhe të kemi më shumë punë. Duhet ta pranojmë se nuk kemi përvojë në diplomaci”, theksoi Hoti.

Ai tha se Spanja njëri ndër shtetet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën dhe është njëri problemet më të mëdha për Kosovën. Kurse sa i përket shteteve tjera si Çekia etj, nuk është problem i madh, pasi që qeveria çeke e njeh Kosovën.

 

Nga RedaksiaR 14.02.2018 14:15
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.