Kjo është shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik, tanimë e uzurpuar

Nga Redaksia 12.02.2018 09:48

Hasan Prishtina është vrarë me daten 13 Gusht 1933 në rrugët Çimsqi dhe Vogaxhiku në Selanik dhe vrasja e tij përshkruhet në detale në gazeten “Maqedonia e Re” të datës 14 gusht 1933.

Vrasja është kryer me një armë zjarri në udhëkryqin Çimsqi dhe Vogaxhiku në njëren prej rrugëve të njohura në Selanik e që është shumë afër sheshit Aristotel. Ja si përshkruhet kjo vrasje në artikullin e shkruar në gazeten “Maqedonia e Re” të datës 14 gusht 1933 “Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Çelo, 38 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën.”

Hasan Prishtina ka qenë njëri ndër figuart kryesore politike e revulucionare të shekullit të kaluar për historinë shqipëtare. Hasan Prishtina gjithashtu ka qenë diplomat dhe ka lobuar me tërë qenien e tij intelektuale nëpër qendrat e vendosje VIenë,Paris, Stamboll e gjetiu. Ky personalitet ka qenë i angazhuar gjithashtu edhe në organizimin e grupeve për mbrojtjen e Kosoves. Ai lobonte për të drejtën e shqipëtarëve të mbetur jashtë territorit të Shqipërisë londineze për të jetuar të bashkuar. Këtë e bëri kudo në konferencen e Paqës së Versajes duke shpërndarë materiale informuese si aktivistë, në paralmentin shqipëtarë e duke ju shkruar në vazhdimësi letra diplomatavë dhe burrështetasve të ndryshëm të botës. Hasan Prishtina ka qenë aktivist për mbrojtjen e cështjes kombëtare dhe këtë e bërë deri në vdekje.

Në 84 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtines vendosa të vizitoj shtëpinë e tij në Selanik dhe me kete rast vendosa të realizoj një koleksion fotosh të shtëpisë së Hasan Prishtines. Në këtë koleksion fotosh mund të shifni pamje nga oborri i shtëpisë së Hasan Prishtines si dhe detale të punuara me kujdes në muret e shtëpisë. Hyrja brenda shtëpisë ishte e ndaluar dhe në këtë rast fotot janë të realizuara nga distanca pra jasht mureve të shtëpisë nga kande të ndryshme të rruges Leoforos Vasilissis Olgas në Selanik. Shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik sot shërben si Institucion për përsonat shurdhë-memcë të këtij qyteti.

Vlenë të theksohet se shtepia është funksionale mirëpo jo edhe e mirëmbajtur ngase pjesa e jashtme e saj ka filluar edhe të shkatërrohet.

Në përgjithësi do të thoja që shtëpija është në gjendje te mirë por që nevojitetit një ndërhyrje për të ruajtuar origjinalitetin e saj

Hasan Prishtina është simboli i intelektualit të vertetë dhe shembull për gjenerata e ardhshme.

Për fat të keq sot asnjë medium nuk shkruan për vepren dhe aktivitetin e tij. Kjo ditë do të duhej të ishte ditë kujtimi për të e njëkohësisht mësim për brezat dhe gjeneratat e reja.

13.JPG

Nga Redaksia 12.02.2018 09:48
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.