7 organet \'\'e panevojshëm\'\' të njeriut pa të cilët mund të vazhdoni të bëni jetë normale

Nga RedaksiaR 08.02.2018 14:01

1.Bajamet: Edhe pse funskioni kryesor i bajameve është të mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga infeksionet bakteriale, jo domosdoshmërisht keni nevojë për to. Janë të shumtë mjekët që këshillojnë heqjen e tyre, sidomos nëse vuani vazhdimisht prej infeksioneve të frymëmarrjes.

2.Shpretka: Shpretka është e vendosur në pjesën fundore të kavitetit abdominal. Ajo filtron gjakun dhe ndihmon organizmin të luftojë infeksionet, megjithatë nuk është një organ jetik për njeriun. Këshillohet ta hiqni në rast se është e dhjamosur apo vuani nga sëmundjet kronike.

3.Fshikëza e tëmthit: Fshikëza e tëmthit është një organ i vogël në formën e dardhës që shërben si rezervuar për bilen (lëngun e tëmthit) që prodhohet në mëlçi. Edhe pse luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes së ushqimit, prania e saj nuk është e domosdoshme për mirëfunksionimin e aktivitetit metabolik.

4.Stomaku: Mund t’ju duket e pazakontë, por janë të shumë njerëzit që mund të jetojnë edhe pa stomak. Nëse vuani nga kanceri i këtij të fundit jeni të detyruar ta hiqni nëpërmjet një procedure kirurgjike të quajtur gastrektomi. Pas kësaj ndërhyrjeje bëhet një lidhje e ekzofagut me zorrën e hollë. Pacientët që kanë hequr stomakun duhet të ndryshojnë zakonet e ngrënies dhe të hanë në mënyrë të moderuar.

5.Veshka: Askush nuk mund të mohojë rëndësinë jetike të veshkave. Ato janë dy organe vitale që filtrojnë gjakun dhe toksinat e tjera, prodhojnë urinën dhe ndihmojnë në shumë procese metabolike. Megjithatë ju mund të jetoni për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme edhe me një, pasi ajo arrin të përpunojë mbetjet në mënyrë efektive me vetëm një veshkë.

 

6.Organet riprodhuese: Heqja e testikujve apo uterusit është e domosdoshme në qoftë se jeni të prekur nga kanceri që zhvillojnë këto dy organe. Por, ndryshe nga ç’mund ta mendoni ajo nuk ndikoni në ecurinë e përgjithshme shëndetësore.

7.Apandesiti: Gabimi më i madh që bëni kur i referoheni këtij organi është piëkrisht emri apandesiti, kur në të vërtetë ky është emri i inflamacionit të një organi të quajtur në latinisht appendix vermiformis. Appendix vermiformis është një tub i ngushtë që varet në fund të zorrës së trashë, i cili ndikon në procesin e tretjes. Heqja e tij është e këshillueshme në rast inflamacioni apo infeksioni bakterial.

 

 



Nga RedaksiaR 08.02.2018 14:01
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.