“Bota e humbur” në të cilën shi bie çdo ditë (Foto, Video)

Nga RedaksiaR 08.02.2018 08:57

Mali Roraima gjendet në trekufirin Venezuelë, Brazil dhe Guajanë, i cili është pjesa më e lartë e zinxhirit terapuik të rrafshnaltave në Amerikën Jugore.

Maja më e lartë – Maverick Rock ngrihet në 2.810 metra lartësi mbidetare.

Mali shtrihet në kreshtat malore të Guajanës, gjendet Parkun Nacional Canaima, mirëpo besohet që është një prej formacioneve më të vjetra gjeologjike në Tokë, përkatësisht është rreth dy miliardë vjet, transmeton Telegrafi.

Image

Për të tregohen mite dhe legjenda të shumta, ndërkaq ka rol të madh në jetën shpirtërore të fisit indian Pemon.

Gjithashtu, vetëm para dhjetëra vjetësh ka filluar hulumtimi i stalaktiteve në muret e shpellave të tij misterioze.

 

Në Roraima shi bie pothuajse çdo ditë, për ç’shkak është bërë vendbanim për disa lloje interesante të bimëve dhe kafshëve.

Në vegjetacionin e ulët mund të gjenden bima mishngrënëse Heliamphora, zile delikate, si edhe lloji i mbrojtur endem i bretkosës thithëlopë.

Image

Besohet që pikërisht ky mal dhe ambienti i tij i mrekullueshëm kanë qenë inspirim edhe për tregimin e njohur fantastik-shkencor “Bota e humbur” për dinozaurët të cilin e ka botuar Arthur Conan Doyle në vitin 1912.

Ky mal sot është destinacion i preferuar për entuziastët e alpinizmit.

Edhe pse rruga deri te plateja është mirë e shënjuar, mund lehtë të humbësh nëpër shtigjet e shumta të tij, të cilat janë të mbuluara me vranësira të dendura.

Mu për këtë të gjithëve që planifikojnë të ngjiten në Roraim u rekomandohet të marrin ciceronë lokalë nga Paraitepuia. 

Nga RedaksiaR 08.02.2018 08:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.