PVD nis furishëm fushatën: Presheva larg agjendave të Beogradit
Lokale

PVD nis furishëm fushatën: Presheva larg agjendave të Beogradit

09.Dec.2017 14:09
0
Në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë, Partia për Veprim Demokratik shpalosi programin zgjedhor dhe bëri prezantimin e kandidatëve për këshilltarë të listës zgjedhore të PVD - së.

Kryetari i PVD - së Riza Halimi në hapje të tubimit nënvizoi se kjo masë dhe ky entuziazëm është atmosferë e vitit 92, kohë kur u mbajt Referendumi. Pasi sipas tij këto zgjedhje janë Referendum dhe zgjedhje në mes të dinjitetit dhe degradimit.

Tubimin e përshëndetën edhe Shaip Kamberi, kryetari i degës së PVD në Bujanoc, njëherit edhe kryetari i kësaj komune si dhe Ismet Kadriu, kryetari i degës së PVD-së në Medvegjë.

Të gjithë që ishin prezent në këtë tubim madhështorë me ovacione dhe duartrokitje frenetike pritën kryetaren e ardhshme të komunës së Preshevës, zonjën

Ardita Sinani, bartëse e listës së PVD-së në fjalimin e saj ndër të tjera tha se Presheva nën udhëheqjen e saj nuk do të jetë kurrë e ndikuar nga agjenda politike të qarqeve të caktuara nga Beogradi. Gjithashtu u zotua se do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës së Preshevës dhe se udhëheqja e saj do të jetë transparente dhe e përgjegjshme.

Sinani shpalosi orientimet themelore të Programit qeverisës të Partisë për Veprim Demokratik 2018 - 2022.

Zonja Sinani bëri apel, që të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, duke rrethuar numrin 5 në zgjedhjet e 24 dhjetorit, do të vendosin për të ardhmen e fëmijëve të tyre, pasi numri 5 dhe Partia për Veprim Demokratik janë E VETMJA ZGJIDHJE për komunën e Preshevës.

Në fund të tubimit u prezentuan 38 kandidatët për këshilltarë nga lista zgjedhore e Partisë për Veprim Demokratik./Titulli.com.

Zanier flet për Bujanocin: Politika nuk bën mjaftueshëm për të rinjtë, potencial për konflikt?
Rrugëtimi i shoqatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration