PVD nis furishëm fushatën: Presheva larg agjendave të Beogradit
Në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë, Partia për Veprim Demokratik shpalosi programin zgjedhor dhe bëri prezantimin e kandidatëve për këshilltarë të listës zgjedhore të PVD - së.Kryetari i PVD - së Riza Halimi në hapje të tubimit nënvizoi se kjo masë dhe ky entuziazëm është atmosferë e vitit 92, kohë kur u mbajt Referendumi. Pasi sipas tij këto zgjedhje janë Referendum dhe zgjedhje në mes të dinjitetit dhe degradimit.
Tubimin e përshëndetën edhe Shaip Kamberi, kryetari i degës së PVD në Bujanoc, njëherit edhe kryetari i kësaj komune si dhe Ismet Kadriu, kryetari i degës së PVD-së në Medvegjë.
Të gjithë që ishin prezent në këtë tubim madhështorë me ovacione dhe duartrokitje frenetike pritën kryetaren e ardhshme të komunës së Preshevës, zonjën
Ardita Sinani, bartëse e listës së PVD-së në fjalimin e saj ndër të tjera tha se Presheva nën udhëheqjen e saj nuk do të jetë kurrë e ndikuar nga agjenda politike të qarqeve të caktuara nga Beogradi. Gjithashtu u zotua se do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës së Preshevës dhe se udhëheqja e saj do të jetë transparente dhe e përgjegjshme.
Sinani shpalosi orientimet themelore të Programit qeverisës të Partisë për Veprim Demokratik 2018 - 2022.
Zonja Sinani bëri apel, që të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, duke rrethuar numrin 5 në zgjedhjet e 24 dhjetorit, do të vendosin për të ardhmen e fëmijëve të tyre, pasi numri 5 dhe Partia për Veprim Demokratik janë E VETMJA ZGJIDHJE për komunën e Preshevës.
Në fund të tubimit u prezentuan 38 kandidatët për këshilltarë nga lista zgjedhore e Partisë për Veprim Demokratik./Titulli.com.