Maqedonia nuk ka forcë për një krizë të re politike

Nga Redaksia 07.12.2017 08:55

Kryeministri Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe popullata maqedonase e dinë fare mirë që pa zgjidhjen e emrit Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO dhe BE.

Kjo çështje është duke e vonuar integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe vendi është duke shkuar kah izolimi, kështu vlerëson analisti politik Faik Krasniqi duke komentuar vizitën e fundit të kryeministrit Zaev në Bruksel. 

"Kontesti për emrin pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni dhe suksesin që e arriti koalicioni qeveritar, është kthyer sërish në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare, dhe pritjet janë të mëdha për tejkalimin e tij përfundimtar. Edhe takimet e kryeministrit Zaev në Bruksel janë një lloj para-përgatitje për zgjidhjen e problemit me emrin. Disponimi edhe në Greqi dhe në Maqedoni është në nivelin më të lartë prej kurdo qoftë deri tani. Zaev nuk ka alternativë tjetër pos të ulet dhe të negociojë për emrin. Dhe zgjidhja e kësaj çështje duhet të zgjidhet më së largu në gjysmën e parë të vitit 2018, përndryshe do të ketë vështirësi të mëdha", thotë për Zhurnal, Faik Krasniqi, analist politik.

Nga ana tjetër, analisti politik, Urim Saliu thekson se edhimbshme ose jo, përfiton ose humb politikisht, çështja e emrit nuk ka ku shkon më.

"Edhe kjo ka limitet e saj dhe nëse ky shtet do që të ketë perspektive evropiane dhe nëse do të ketë stabilitet atëherë duhet ti jep fund cështjes së emrit sepse me këtë ndërlidhen shumë gjëra. Nuk them diçka të papranueshme në mënyrë ekstreme, nuk them që edhe shqiptarët mos jenë pjesë e këtij procesi, por njëherë e përgjithmonë ky moment i ri politik duhet shfrytëzuar. Maqedonia si tha edhe z. Mogherini në takimin me Zaevin ka bërë  dukshëm progres për vetëm një vit, dhe se kjo është shenjë e mirë edhe lidhur me progresin e shtetit në proceset euro-integruese. Pra takimet e shpeshta që bën kryeministri janë edhe për t'u konfirmuar miqve ndërkombëtarë se kemi një tjetër moment pozitiv. Maqedonia mund të bëj luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mund t'u jap krejt të drejtat popujve tjerë që jetojnë në të, mund të ndërtojë parajsën si i thonë, por pa emrin dhe ndryshimin e saj të pranueshëm edhe për shqiptarët, nuk bën asnjë hap para.Edhe kryeministri e di këtë. S'ka më një të nesërme, s'ka më një referendum, ose ngjajshëm. Ka një gjë dhe ai është emri të ndryshohet sa më parë tjetra do të thotë se ditë të vështira e presin vendin", thekson për Zhurnal, Urim Saliu, analist politik.

Sipas tij, Maqedonia nuk ka më forcë për një krizëtë re politike. Por duhet të bëhet kujdes edhe ndaj opozitës  sepse bojkoti i mundshëm  i saj sjellë vonesa  dhe probleme thelbësore  për cështje që tashmë kërkojnë zgjidhje urgjente.

 

 

Nga Redaksia 07.12.2017 08:55
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.