Ronaldinho paralajmëron pensionimin nga futbolli

Nga Redaksia 06.12.2017 17:41

Ish-ylli i Barcelonës, Milanit, Parisit dhe mbi të gjitha i Brazilit, Ronaldinho po konsideron të tërhiqet nga futbolli profesionist në vitin 2018.

Fantazisti sulmues 37-vjeçar tashmë ka kaluar dy vitet e fundit pa një kontratë me ndonjë klub, që kur u largua nga Fluminense, por ka deklaruar më herët se do të fokusohet në interesa që s’kanë të bëjnë me futbollin, nëse një ditë do të vendoste të “varte këpucët në gozhdë”.

Karriera e pasur e tij ka nisur te Gremio, në vitin 1998, klubi brazilian që sivjet fitoi Kupën Libertadores, ose Champions Leaguen e Amerikës Latine.

“Po, ekziston kjo mundësi. Mendoj se do t’i them lamtumirë futbollit vitin e ardhshëm, zyrtarisht”, ka thënë Ronaldinho në një konferencë për shtyp, transmeton kp.

“Ndoshta mund të luaj disa ndeshje lamtumire, me ekipet ku jam aktivizuar përgjatë karrierës, por për këtë do të mendojmë në vijim. Në momentin që do të jem tërhequr nga futbolli, atëherë do të eci përpara me projektet e mia muzikore, akademitë sportive etj. Kjo është një fushë e re për mua, por do të kem kohë për ta eksploruar dhe për t’u adaptuar”, tha ylli brazilian.

Ronaldinho fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, ndërsa ka fituar edhe Champions Leaguen dhe dy herë La Ligën me Barcelonën, sikurse edhe Serie A me Milanin.

Ai është shpallur fitues i trofeut individual “Lojtari më i mirë i vitit për FIFA-n” në vitet 2004 dhe 2005, sikurse edhe i “Topit të Artë” në 2005-n.

 

 

Nga Redaksia 06.12.2017 17:41
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.