Piu ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë për 365 ditë, ja çfarë i ndodhi

Nga Redaksia 05.12.2017 09:15

Crystal Davis jeton në Shtetet e Bashkuara dhe vendosi të pinte ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë çdo mëngjes me stomakun bosh, për një vit të tërë. Ajo ishte kurioze për të parë se çfarë lloj ndryshimesh do të ndodhnin në trupin e saj.

Në fund të këtij eksperimenti lirisht mund të themi se ajo ishte tronditur, por në mënyrën më pozitive. Ky është rrëfimi i saj:

"Deri disa vite më parë kam përdorur pije të blera në dyqan me mjaltë dhe limon kur kam pasur grip. Sigurisht, ato më ndihmonin shumë, por unë duhet ta pranoj se kam qenë pak skeptike kur ndërmora këtë sfidë. Megjithatë, ka shumë ndryshim kur pini lëng të vërtetë limoni.

Ajo është shumë më e mirë dhe më e shëndetshme se pluhuri i përgatitur në dyqan.

Vendosa të pija ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë për 12 muaj, çdo mëngjes me stomakun bosh dhe vura re se kjo pije mund të bëjë mrekulli në trup.

Dhe tani mund të them se jam shumë e lumtur. Unë nuk kam pasur asnjë të ftohur apo grip për një vit të tërë. Gjithashtu unë nuk kam pasur ndonjë sëmundje tjetër. Në fakt, unë isha aq e habitur me këtë pije, saqë kam filluar ta marr atë kudo me vete, edhe kur kam ndonjë udhëtim për të bërë.

Gjithashtu, më mëngjes nuk e ndiej nevojën për kafe. Kam më shumë energji dhe ndihem më e lumtur në mëngjes.

Unë në përgjithësi përdor një gjysmë limoni të freskët dhe një lugë çaji mjaltë organik në një filxhan klasik. Për të përgatitur këtë ilaç, së pari duhet të valoni ujin, dhe ta lini të ftohet pak, dhe më pas tretni mjaltin.

Hidhni lëng limoni dhe pijeni këtë pije menjëherë pasi zgjoheni. Gjithashtu, në qoftë se një gjysmë limoni është shumë për ju, atëherë në fillim mund të përdorni të katërtën e një limoni, deri sa të mësoheni me të”.
 

Këtu janë disa nga përfitimet:
 

Mbron nga infeksionet

Kjo pije stimulon sistemin e tretjes dhe zorrës së trashë, kështu që ju nuk do të keni asnjë problem me kapsllëkun. Gjithashtu ajo vepron si një diuretik, pastron sistemin urinar dhe mbron trupin tuaj nga infeksionet.
 

Përmirëson tretjen

Limoni ndihmon mëlçinë. Mjalti ka veti antibakteriale që mbrojnë kundër infeksioneve. Gjithashtu, ajo ndihmon në prodhimin e mukusit në stomak dhe lirimin e toksinave nga trupi.
 

Lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme

Limoni ka shumë përfitime në lëkurë dhe gjithashtu ndihmon për të pastruar gjakun dhe stimulon prodhimin e qelizave të reja të gjakut. Përzierja me ujë dhe mjaltë ka një efekt antibakterial dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.

 

Nga Redaksia 05.12.2017 09:15
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.