Panucci, me miqësoren ndaj Turqisë nis ndërtimin e Shqipërisë së tij

Nga Redaksia 08.11.2017 08:30

Më në fund, një miqësore për Panuccin. Trajneri italian e nisi aventurën e tij në stolin e Kombëtares Shqiptare pa mundur të bëjë një test të mirëfilltë.

Një angazhim në fundin e fushatës kualifikuese për Botërorin rus, ku Panuccit i duhej të përballej me 4 takime zyrtare rradhazi, konkretisht sfidat me Lihtensteinin, Maqedoninë, Spanjën dhe Italinë. Edhe pse shanset për kualifikim ishin sfumuar, një ndeshje zyrtare që vë në plan të parë pa dyshim rezultatin, sidomos kur bëhet fjalë për fqinjët ballkanas, me të cilët diskutonim vendin e tretë në grup, apo më tepër përballë kolosëve si Italia e Spanja.

Trajneri ka bërë lëvizjet e tij në këto ndeshje, por, gjithsesi, duke qenë i kufizuar në masën e eksperimentit. Kundër Turqisë, 44-vjecari do të ketë shansin për të guxuar pa dyshim më tepër, pasi bëhet fjalë për një miqësore të siguruar pikërisht për këtë qëllim. Tekniku, në bilancin e 4 ndeshjeve të tij të para në drejtimin e kuqezinjve, shfaqi hapur synimin për një Shqipëri më sulmuese dhe më guximtare në fushën e lojës, prirje që e ka shfaqur edhe në takimet e fundit. Tani, kundër Turqisë, mund të nisë zyrtarisht projektin e misionit për t’u kualifikuar në Europianin e vitit 2020.

Gjak i ri, por edhe ide të reja në kombëtare, aty ku janë afruar së fundmi dhe Kamer Qaka, Ylber Ramadani apo Astrit Ajdarevic, me trajnerin që ka mundësi ta përgatisë sfidën me Turqinë në qetësi të plotë në Antalia. Përballë kombëtares së drejtuar nga një “ujk” i vjetër i stolave si Mircea Lucescu, Panuci më në fund mund të nisë të ndërtojë pa presionin e rezultatit Shqipërinë e tij.

Nga Redaksia 08.11.2017 08:30
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.