Nuk ka dyshime se Samsung është lideri i tregut sa i takon teknologjisë së ekraneve dhe Galaxy S8-ta ka ekranin më të mirë që mund të gjeni tek një telefon ditëve të sotme.

Nga RedaksiaR 07.11.2017 08:47

Pas problemeve që pllakosen kompaninë me Note 7-ën, Samsung kishte nevojë më shumë se kurrë më parë për një telefon lider në industrinë e telefonëve inteligjentë. Por a është ky telefoni që kompania ka nevojë?

Mesa duket po. Galaxy S8-ta është një prej hapave përpara më të rëndësishëm në dizajn dhe ekran.

S8-ta ka ekran të lakuar, ashtu si modeli i vitit të kaluar, por skajet janë më të holla, 9 mm në krye dhe 7 mmnë fund. Ekrani zë 83% të hapësirës së panelit ballor të telefonit.

Ekrani 5.8 inç QuadHD+ “Infinity” sjell eksperiencën më të mirë që mund të prisni nga një ekran telefoni.

Trupi i S8-ës është më i ngushtë, vetëm 68.1 mm i gjërë ose e thënë ndryshe 9.8mm më i ngushtë sesa iPhone 7 Plus dhe 7.6 mm sesa Google Pixel XL.

Nuk ka dyshime se Samsung është lideri i tregut sa i takon teknologjisë së ekraneve dhe Galaxy S8-ta ka ekranin më të mirë që mund të gjeni tek një telefon ditëve të sotme.

Thjeshtë është i bukur, plot ngjyra, me një ngjyrë të zezë të theksuar, kënde të shkëlqyera shikueshmërie dhe një gamë të gjërë shkëlqimi. Ka aq shkëlqim saqë mund të shikoni edhe në dritë të drejtpërdrejtë.

Nga kutia telefoni ka ekran me rezolucion Full HD, edhe pse ai ka kapacitetin e duhur për të ofruar rezolucion QuadHD+.

Përdoruesit mund të zgjedhin mes QHD+, FHD+ dhe 720p. Mbani mend, sa më i lartë rezolucioni aq më e ulët jetëgjatësia e baterisë.

Pjesa e pasme prej xhami, skajet e lakuara, korniza prej metali, çdo gjë me këtë telefon të jep ndjesinë e një produkti të mrekullueshëm.

Butonët kapacitivë janë zhdukur dhe zëvendësuar me butonë navigimi në ekran. Vendi ku historikisht gjendej butoni qendror është i ndjeshëm ndaj niveleve të presionit të shtypjes dhe funksionon jo vetëm si një buton softueri por edhe hardueri.

Nëse shtypni fort mbi buton ndërsa telefoni nuk po përdoret, e aktivizon atë. Përdoruesit mund të zgjedhin çaktivizimin e tij në rast se po luajnë një lojë duke shmangur prekjet aksidentale.

Kamera është e rrafshët me trupin e telefonit dhe me një kornizë të ngritur e cila mbron lenten. S8-ta është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë certifikimit IP68 të implementuar ndërsa xhami ballor por edhe i pasëm mbrohet nga Gorilla Glass 5.

E ardhmja

Galaxy S8-ta është një telefon me kapacitete të larta, i shpejtë, me performancë të shkëlqyer, veçanërisht gjatë përpunimit të sasive të mëdha të të dhënave.

Në lojën e Gameloft Nova Legacy, çdo nivel hapej pothuajse në gjysmën e kohës që i duhej Google Pixel XL.

Thirrjet dhe konektiviteti në internet janë të shkëlqyera. S8-ta është padyshim ndër ato telefonë të pakët që mund të shihen si e ardhmja.

Është ndër ato pak telefonë që kanë teknologjinë 4G më të shpejtë në botë, LTE Kategoria 9, por gjithashtu sjell standartin më të fundit Bluetooth, atë 5.0

Duke e përdorur si një telefon parësor, duke shfletuar dhe përdorur aplikacione për 4 orë me radhë, duke luajtur 60 minuta, dëgjuar muzikë rreth 5 orë, Galaxy S8-ta rezistoi vetëm 24 orë me rezolucionin QHD+ dhe ekranin Alway-On.

Ngarkimi wireless funksionoi siç duhet, megjithatë ekzistojnë ngarkues wireless edhe më të shpejtë sesa kaq. S8-ta vjen me Quick Charge 2.0, dhe jo versionin më të fundit 3.0.

TouchWiz

Siç e dimë telefonët Samsung vinë me një pamje të modifikuar të Android quajtur TouchWiz. S8-ta funksionon me Android 7.0 Nougat, pra jo me versionin më të fundit 7.1.

Në versionet e fundit, TouchWiz është përmirësuar ndjeshëm. Ndërfaqja e ashtuquajtur Grace UX është me të vërtetë e mirë, dhe nuk e kishim imagjinuar që TouchWiz do të arrinte kaq larg.

TouchWiz është plot e përplot shtesa që nuk i gjeni në versionin stock të Android. Kështu përdoruesit mund të përfitojnë nga funksionalitete dhe avantazhe shtesë.

Konkretisht përdoruesit mund të përcaktojnë llojin e butonave të navigimit, nëse duan konfigurimin e Android apo të Samsung. Mund të ndryshoni ngjyrën e butonit qendror apo të vendosni nëse dëshironi që ai të shfaqet gjithnjë aty në ekran apo të fshihet pas një afati kohor.

Numri i ikonave që mund të vendosni mbi ekran mund të ndryshohet. Gjithashtu ekziston një mbështetje e plotë për temat.

Një prej veçorive më të dobishme është “Snap Window.” Përdoruesit mund të vendosin një video mbi çdo përmbajtje tjetër në ekran por edhe të ndajnë ekranin në gjysmë për dy aplikacione njëherazi.

Një veçori e Note 7-ës, është krijimi i GIF-ve të çastit. Funksionaliteti mund të përdoret nga paneli Edge dhe duke klikuar butonin GIF mund të vendosni cilën video dëshironi të shndërrohet në imazh të animuar.

Në terësi, TouchWiz është një ndërfaqe e përmirësuar ndjeshëm, plot funksionalitete dhe lehtësisht e modifikueshme.

Bixby

S8-ta është pajisja e parë që vjen me asistentin virtual të Samsung. Madje ka një buton të dedikuar në S8 dhe përbëhet prej tre pjesësh.

E para është një ndërfaqe e ngjashme me kartat e Google përbërë nga Widget, përkujtues, parashikimi i motit, numruesi i hapave dhe një set lajmesh ditore.

E dyta shërben për njohjen e objekteve.

E treta është një asistent me zë i cili ende nuk është i disponueshëm.

Problemi është se Bixby nuk është aq i mirë. Sigurisht mund tju drejtojë tek një aplikacion, të kapë tekstin nga një imazh, por set ditor i lajmeve ishte acarues.

Për momentin është një kopje e dobët e Google Assistant, i cili gjithashtu është i integruar tek S8-ta. Për fat të mirë mund ta çaktivizoni njëherë e mirë.

Biometrika

S8-ta vjen me skanerin e zakonshëm të shenjave të gishtërinjve i cili këtë herë gjendet ngjitur me kamerën e telefonit. Nuk është një ide e re por ide e marrë nga disa prej telefonëve me ekrane të mëdha.

Është lehtësisht i arritshëm dhe i shpejtë në kryerjen e detyrës që i takon. Megjithatë jo pak herë do të ngatërroheni dhe të vendosni gishtin mbi lenten e kamerës.

Nuk është më i miri, por as më i keqi. Në pjesën ballore të telefonit fshihet një skaner irisi  i cili skanon të dy iriset e syve tuaja. Ne rekomandojmë përdorin e skanerit të shenjave të gishtërinjve sepse është më i shpejtë dhe më i qëndrueshëm.

Kamera

Kamera e S8-ës është e ngjashme me kamerën e Galaxy S7 Edge. Lentja me hapje f/1.7 është ndër më të shpejtat në treg si dhe ofron më shumë hapësirë për dritën e ambientit.

Kombinuar me pikselat më të mëdhenj 1.4um në sensorin 12 megapiksel, performanca në dritë të pakët e S8-ës jo vetëm që është përmirësuar por është më e mira.

Ajo mund të kapë imazhe më shpejt sesa Google Pixel ndërsa funksioni HDR nuk është aq i mirë sa Google HDR+.

Në terësi kamera e S8-ës kap imazhe mjaft cilësore dhe është më e mirë sesa ajo e S7 Edge. Edhe aplikacioni është po aq i mirë. Ai ofron kontrollet e nevojshme manuale sa për ti gëzuar njerëzit si dhe ka një buton shkrepjeje pluskues opsional të cilin mund ta vendosni në çdo pjesë të ekranit.

Kamera selfie gjithashtu është e shkëlqyer falë detajeve dhe fotove të balancuara që kap në dritë të pakët.

Çmimi

Samsung Galaxy S8 kushton 724 dollar për modelin 64GB. Është i disponuehsëm në ngjyrë gri ose të zezë që nga muaji Prill.

Krahasuar rivalët Google Pixel XL 32GB fillon nga 719 dollar, Apple iPhone 7 Plus 32GB 719 dollar, LG G6 32GB 649 dollar dhe OnePlus 3T 64GB 399 dollar.

Verdikti

Samsung Galaxy S8-ta është telefoni më i mirë që mund të blini. Ky telefon ka ngritur edhe më lart standartet e një telefon premium në dizajn, dhe është një prej telefonëve që mësë miri përfaqëson të ardhmen.

Asgjë nuk është perfekte, padyshim. Skaneri i shenjave të gishtërinjve mund të ishte vendosur në një vend më të mirë dhe bateria mund të zgjaste më tepër. Gjithashtu edhe përditësimet e softuerit mund të ishin më të shpejta.

Por ajo që ju merrni është një telefon të bukur, brilant dhe të mrekullueshëm. Ju duket sikur po mbani në duar të ardhmen.

 

Nga RedaksiaR 07.11.2017 08:47
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.