Shumica e njerëzve i bëjnë këto gabime në det, ndaj rrezikojnë të mbyten (Foto/Video)

Nga Redaksia 17.07.2017 11:45

Gjatë verës, shumica e njerëzve duan të shkojnë në plazh për t’u çlodhur apo për të shpëtuar nga vapa.

Megjithatë, deti e në raste të tjera oqeani, mbartin rreziqe. Rrymat ujore janë rreziku kryesor për “banorët e plazhit”, të cilat mund të sjellin pasoja fatale.

Sipas statistikave për SHBA-në, rrymat janë afërsisht 100 për qind shkaktar të mbytjeve dhe për 80 për qind të shpëtimeve.

Megjithatë, specialistët e fushës ofrojnë disa këshilla për frekuentuesit e plazheve.

Kujtojmë, se një ditë më parë në Vlorë u mbytën tre të rinj përnjëherësh dhe njëri prej tyre humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy të tjerët.

1.Kur vala përplaset në një plazh, vala e mëparshme duhet të shkojë diku dhe rrjedha e tyre e kanalizuar në det është ajo që shkakton rrymat. Madhësia e tyre ndryshon. Rrymat zakonisht lëvizin deri në 1 metër, por ato mund të arrijnë edhe deri në 3 metër në sekondë, e cila është aq e shpejtë saqë nuk mund ta kalojë as një notar olimpik.

Kur një person përfundon në një rrymë të tillë të fuqishme, paniku mund ta nxisë ata të bëjë përpjekjen e gabuar duke notuar kundër saj për të dalë në breg. Është njësoj sikur një punë rutinë ta bëni duke u rraskapitur. Në vend që të rezistoni, mënyra më e mirë për të dalë është ta merrni diçka si rutinë; në çdo drejtim, por përpara.

Nëse e gjeni veten në mes të rrymës, filloni duke orientuar veten, ndërsa rrini me qetësi në ujë. Pastaj notoni paralelisht me bregun derisa të jeni jashtë tij. Shihni vendin ku një valë thyhet dhe kjo tregon se ajo po rrjedh në drejtim të plazhit.

Nëse nuk mund të përparosh, vazhdo të shkosh me ujë dhe të përpiqesh të tërheqësh vëmendjen duke tundur krahët. Njerëzit shpesh mbyten duke u përpjekur për të shpëtuar dikë tjetër.

2. Rrymat mund të ndodhin në çdo plazh përfshirë edhe në liqene. Këto rryma shpesh grumbullojnë rërë në breg. Uji që ngjitet bashkë me rërën, gjen shteg për t’u rikthyer sërish në det. Shpesh, rrymat krijojnë kanale pa valë larg në thellësi.

Fotoja më poshtë tregon një grafik se si ndodh. Në këtë rast mund të shikosh ikjen e rrymës duke parë mbeturinat ose bulëzat e ujit që largohen.

3. Shpesh uji në një rrymë mund të duket i qetë dhe njerëzit nuk ngurojnë të ngrenë çadrat e tyre pikërisht në këto vende. Shumica e njerëzve në një plazh në Florida për shembull, kishin vendosur batanijet e tyre përpara një rryme aktive dhe kur u pyetën pse zgjodhën atë vend, shumica e tyre mendonin se ishin më të sigurt, sepse ujërat ishin më të qeta.

Për shkak se rrymat shtytëse fluturojnë afër sipërfaqes, ato duken të dëmshme. Por, e kundërta është e vërtetë, pasi të tilla valë zakonisht të nxjerrin në breg ndërsa rrymat e thyera të mbajnë larg tij.

Fotoja më poshtë tregon një rast të tillë dhe pika C tregon si krijohet një kanal.

4. Rrymat normale janë të menaxhueshme, por ndonjëherë oqeani ose deti është tepër i zemëruar. Në SHBA për shembull, meteorologët paralajmërojnë njerëzit për stuhitë detare. Ju gjithmonë duhet t’i merrni parasysh paralajmërimet dhe kur ju thuhet mos notoni, mos e bëni. /oranews.al/

 

 
 

Nga Redaksia 17.07.2017 11:45
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.