Leunora Salihut i dorëzohet çmimi “Lothar-Fischer”

Nga RedaksiaR 27.06.2017 12:56

Sipas drejtoreshës së muzeut të arteve në Neumarkt, Dr. Pia Dornacher, kanë qenë në radhë të parë “formësimi fascinues dhe qasje me materialet më të ndryshme, përcaktuese për ndarjen e çmimit Leunora Salihut

Në mbrëmjen e të shtunës i është dorëzuar çmimi “Lothar-Fische” për vitin 2017 skulptores nga Kosova, me qëndrim në Gjermani, Leunora Salihu.

Në praninë e mbi 100 artdashësve, miqve dhe sponsorëve të muzeut, pastaj të funksionarëve të lartë të qytetit ishin të pranishëm në solemnitetin e ndarjes së çmimit “Lothar-Fische” për vitin 2017 që u bë në muzeun e arteve në Neumarkt. Po këtë mbrëmje aty është hapur edhe ekspozita e artistes Monika Grzymala, shkruan mittelbayerische.de

Çmimi “Lothar-Fischer-Preis” ndahet një herë në dy vjet dhe pas një procedure konkurrimi prej dy etapash, transmeton albinfo.ch. Së pari, një juri e jashtme nominon artistë të ndryshëm ndërsa pastaj, juria e fondacionit “Lothar-Fischer” e nxjerr fituesin nga numri i artistëve të nominuar.

Kësaj here, propozimet për nominim kanë ardhur nga: Dr. Nicole Fritz (Muzeu i Arteve, Ravensburg), Prof. Axel Heil (Akademie e Arteve Pamore, Karlsruhe), Dr. Thomas Heyden (Neues Museum Nürnberg), Dr. Eva Huttenlauch (Galeria e Qytetit,  Lenbachhaus, München), Werner Wohlhüter (galerist) dhe fituesi për vitin 2015 i çmimit “Lothar-Fischer”, Stefan Rohrer.

Sipas drejtoreshës së muzeut të arteve në Neumarkt, Dr. Pia Dornacher, kanë qenë në radhë të parë “formësimi fascinues dhe qasja me materialet më të ndryshme, përcaktuese për ndarjen e çmimit Leunora Salihut, përcjell albinfo.ch. Përmes materialit që ajo e përdor, si qeliku, druri dhe para së gjithash qeramika, punimet e saj mund të vihen në lidhje me veprën e Lothar Fischer-it, që ishte dhe një parakusht i përmbushur për çmimin.

Vitin e ardhshëm, duke filluar nga 17 qershori, vepra e Leunorës do të ekspozohet në po këtë muze për çfarë, artistja ka thënë se gëzohet shumë.

Çmimi *Lothar Fischer” tërheq me vete edhe shumën prej 5000 eurosh.

http://www.albinfo.ch/leunora-salihut-i-dorezohet-cmimi-lothar-fischer/#sthash.uZocGpP9.dpuf

Nga RedaksiaR 27.06.2017 12:56
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.