Shqiprim Arifi të jep vetdorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës?

Nga Redaksia 10.03.2017 08:27

Gabimet politike të APN-së janë evidente. Duke filluar që nga organizimi partiak dhe themelimi i organeve të partisë, sjellje koniunkturale politike, fushata parazgjedhore diskredituese e herë herë personale, koalicionim jo parimor, parim ky që tashmë po e rrezikon vetë atë dhe punësime jashtligjore dhe më e rënda, diskursi kozmopolit me nuanca serbofile.

Të gjitha këto gabime, për nga intensiteti dhe konsekuenca e pasojës janë të vogla, sepse po flasim për një periudhë të shkurtër disa mujorshe. Por ama ka edhe diçka tjetër. Është partia politike që ka tërhequr më së shumti të rinj, sepse, mbi të gjitha, që nga fillimi konstanta e vetme që ka mbajtur këtë parti, është prezenca e “të riut”, dhe oferta e inkuadrimit të “pa inkuadruarve”.

Ajo çka i hijëzon gabimet e mësipërme të APN-së, është gjendja momentale në Preshevë, e që kontribuesit e kësaj gjendjeje, dendshëm, janë partitë e deri tanishme, përfshi këtu edhe PVD-në, e cila tashmë ka paraqitur zyrtarisht arsyet për zhvendosje figurash dhe pozicionesh brenda pushtetit lokal. Që nga viti 2005/2006 kur lideri i saj rrëzohet nga pozita e kryetarit të komunës përmes një plebishiti, pra një mini referendumi, politikbërja e kësaj partije ka qenë traumatike dhe shpërbërëse. Asnjëherë e vetë-përceptuar si parti opozitare, shkaku i participimit në pushtetin qëndror, i ka lejuar edhe luksin (keq)qeverisjen e PDSH-së.

APN-ja në asnjë mënyrë nuk do të duhej të përfshihej në bashkrendimin e politikave të saja në bazë të traumave dhe parimeve ndjellakeqe të partive të vjetra. Deklarimet zyrtare të APN-së për kalimin e këshilltarëve të partive tjera në APN-në, është një praktikë e vjetër histerike dhe kancer i politikës preshevare. Aq më tepër kur këta konsiderohen njëfarë lloji puçistësh brenda partive të veta, dhe mendojnë se duke prishur mund të ndërtojnë diçka? Në asnjë mënyrë! APN-ja, urgjentisht duhet të kthejë demokracinë në parti. Partia apo subjekti politik është çështje e gjykimeve interaktive publike të bazuar mbi një platformë të caktuar politike, me idologji dhe program politik. Sharlatanizmi dhe inkosekuenca, denohen dhe janë afatshkurtra.

Paradoksi qëndron tek deklarata zyrtare e PVD-së për “sigurimin e shpejtë të udheheqjes stabile” është e motivuar pikërisht nga premtimet e “puçistëve” dekonstruktivë. Me njerëz jo stabil nuk mund të krijosh stabilitet.

Në bazë të traditës konvencionale politike, pas kësaj deklarate, kryetari i APN-së do të duhej të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës, për arsye të shfaqjes së mosbesimit nga partneri i koalicionit dhe tërheqjes në opozitë duke refuzuar çdo kombinim për t’u futur në pushtet deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Kjo gjendje do të kishte ri-mobilizuar strukturat partiake nën pretekstin dhe diskursin e ri politik të ndryshimit të njëmendtë. Por ngaqë edhe APN ndjek politikën e mbijetesës politike përmes punësimit e jo programit politik, e ka të vështirë të marrë një hap të tillë.

Shikuar nga një perspektivë më e gjërë, rrëzimi i APN-së, do të thotë shkërmoqje e të riut Preshevar dhe jep mesazhin se “në këtë vend as i riu nuk mund ta sjellë ndryshimin dhe të vjetrit janë të pathyeshëm”. Dorën në zemër, vdekja politike e “të riut” Preshevar u shërben veç politikave represive serbe. Në anën tjetër, partneri i koalicionit PVD-ja e ka nuhatur mirë se APN-ja edhe po të kthehej në opozitë nuk e ka kapacitetin që mllefin e saj ta sublimoj në një kauzë të re politike dhe se zhdukja e saj është mundshme dhe e thjeshtë. Kalimi në opozitë i APN-së ata pak të rinjë që kanë pas shpresë, e që kurrë nuk jetë skanë pirë “ujë nga çezma e shtetit”. Lehtësisht do të zgjedhin ikjen para pritjes.

Shtrohet pyetja: pse bëhet kaq e madhe çështja e ikjes? Po, nuk është çështje e madhe. Migrimi sot është fenomen global dhe nuk lidhet vetëm me aspektin ekonomik por ka edhe vektorë të tjerë, social, ekonomik dhe psikologjik. Por ama shqiptarët deri sa ta njësojnë shtrirjen e kombit me shtrirjen e territorit nuk guxojnë ikin asgjëkundi. Pra, mos-ikja, apo qëndresa ndërlidhet me një ideal shekullor të realizimit të një ideje të përbashkët që kemi flijuar më të mirët për këtë ideal. Ne nuk vullnetojmë për të mbijetuar por për të jetuar dinjitetshëm.

Në këtë kontekst, nëse PVD-ja i qëndron besnik sintagmës së vetë të kahmotshme për “ruajtjen e substancës kombëtare” duhet t’i lërë lojrat e vjetra, të çlirohen nga politikat traumatike të së kaluarës duke u fokusuar në subjekte politike e jo të joshet nga tentakula puçiste, fenomen ky që vetë kjo parti ka pësuar në të kaluarën, të fillojnë të shohin edhe përtej subjektit të vet politik. Kështu që s’bashku me APN-në të krijojnë një hapësirë për frymarje të lehtë ekonomike, ashtu siç edhe kanë premtuar gjatë fushatës. Në anën tjetër partia në opozitë, PDSH-ja të bëjë revitalizimin e partisë me individ të dinjitetshëm që kthejnë në politikbërjen e saj diskursin nacionalist të subjektit shqiptar.

Në të kundërtën, nëse të gjithë ne, parapëlqejmë të jemi indiferent, nihilistë, cinikë, tekanjoz ndaj situatës së krijuar, vetëvrasja jonë si kolektiv do të jetë e përshpjetuar nga vdekja e idealeve tona, ngaqë idealet ekzistojnë ngaqë ekzistojnë edhe njerëzit.

 

Shkruar nga Latif Mustafa-Preshevë;

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

Nga Redaksia 10.03.2017 08:27
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.