Preshevë: Miopia dhe vazhdimi i mjerimit politik provincial
Vështrime

Preshevë: Miopia dhe vazhdimi i mjerimit politik provincial

16.Mar.2017 12:12
0
Dikund në njëzet e dy paragrafët, e shkrimit (mendoj që mirë i kam numëruar paragrafët e përmbajtjes së tërësishme të tekstit nga një kryeradhë në tjetrën sepse ndoshta autori mund të ketë kritere tjera të vlerësimit!?) dhe në tërësinë konceptuale të tij ka pak përmbajtje të qëndrueshme racionale.

Duhet të theksoj me të mëdha se ky shkrim, apo ky vështrim është i motivuar politikisht dhe ka nuanca të tilla. Ndërsa kjo zhvatë pyetje të tilla si: Pse nuk erdhi më herët nga autori? apo pse një shkrim i tillë nuk u bë në kohën e bashkëqeverisjes mes APN dhe PVD në komunë të Preshevës? 

Pajtohem me autorin se edhe këtu në Luginë të Preshevës kemi fenomene negative sociale, politike, kulturore dhe të aspekteve tjera që regresin e shoqërisë e kanë një ligjshmëri, dhe nëse është kështu tanimë dy dekada e gjysmë një politikë “me kokë poshtë të të gjitha proceseve” janë duke e udhëhequr politika e deritanishme e instaluar në Luginë me disa përjashtime e sidomos partia nga autori e ka prejardhjen. Të gjitha proceset e pluralizmit pas komunist dëshmojn këtë. Tani është koha e fundit që Ju të nderuar të shkoni në faqet e historisë.

Pajtohem me autorin se duhet të diskutohen gjërat, ama me një racionalizëm kritik të matur duke u mbështetur në përditshmërinë jetësore, e jo në llafe kafeneshë e muhabete sokakesh, apo të llomotitjeve tjera cka të zë veshi mëhallave tek flitet! 

Nuk dua ti bëhem avokat askujt dhe nuk jam për askend! Përkundrazi, edhe pse kam kontribuar në disa procese, jam thellësisht i bindur se e kam ruajtur në esencë pavarësinë intelektuale dhe njerëzore dhe për këtë nuk kam dyshim, gjë që është e kundërta me autorin e shkrimit që njihet si avokat i partisë së tij, aty dhe ku bën pjesë, gjë që është shumë normale! 

I kam lexuar e rilexuar disa herë ato rradhitje shkronjash, atë bojë që për mendimin tim janë një kamuflim dhe arsyetim i pastër i një dhelpërie politike, që tanimë dështimin e një politike josimtrike dhe joparimore që dy dekada e gjysmë për Luginën e Preshevës, po kërkon ta justifikon me një shpikje e shpifje mediale sic është “ekstremizmi politik islamik” që po na troket në derë dhe duke lënë përshtypjen finale se kinse për këtë shkak është prishë koalicioni APN - PVD.

Mungonte vetëm sintagma magjike “Hanibal ante portas” dhe nënat në Luginë ti frikësojnë edhe fëmijët e djepit me këtë shpikje gjeniale të dikuj dhe me këtë fryrje mediale se kinse ja e zbuluam një krim, një sëmundje që ju nuk ishit të aftë ta bënit as për shumë e shumë vite, ndërsa ne e bëmë për dhjetë muaj bashkëqeverisje!!! Nuk ka dyshim se kjo përpjekje flet shumë për varfërinë akademike dhe atë filosofike të autorit dhe bashkëmendimtarëve të tij! Apo ndoshta njerëzit kanë nevojë për emër, reputacion e karrierë akademike, publicistike e tjera, të cilat mendoj se tani më në të gjashtëdhjetat e autorit nuk janë të nevojshme aspak! 

Sikundër në ballkan edhe në të gjithë botën cështja e rritjes së religjiozitetit apo fetarësisë së njërëzve (së bashku me nacionalizmin dhe disa izmave të tjera) ndërlidhet me ringjalljen, ringritjen apo rimëkëmbjen e religjioneve tradicionale abrahamike pas rënies së përdes së hekurt, të rendit politik - shoqëror komunist - socialist dhe të ideologjisë marksiste – leniniste.

Po ti përcjellim edhe studimet dhe emrat më të spikatura në këtë drejtim (nëse autori i përcjell, sic janë: Antony D. Smith; Athena S. Leoussi; Steven Grosby; David McCrone; Guntram H. Herb; David H. Kaplan; Benedict Anderson; Jerry Harris; Graham Smith; Viviel Laë; Andreas Ëilson; Annete Bohr; Edëard Allëorth etj ) cështja e ringjalljes së vetëdijes fetare dhe nacionale të njerëzimit ndërlidhet me epokën post-sovjetike apo komuniste si përmasë globale. Kjo nuk ka dyshim se është kështu dhe jo me atë që autori e thot, kinse të situatës së rënduar politike, sociale dhe ekonomike, sepse janë krejtësisht faktorë e ligjshmëri dialektike tjetër që e nxit fetarësin e njerëzve që këtu nuk ka hapësirë për shqyrtim. 

Edhe fenomeni i ashtuquajtur hoxhallarë të rusisë apo të serbisë nuk qëndron në kuptimin si institucion fetarë - social i instaluar në mesin e shqiptarëve, në atë masë shumë drastike. Kemi vetëm “medime individuale” që dikur i kanë ndihmuar “konsolidimit të komunizmit” në disa mjedise, apo dhe individë të mjerë të cilët me injorancën e tyre kanë kontribuar për prishjen e proceseve  (jo botëkuptim fetar islam si platformë politike apo diç tjetër). Sepse për ti bërë dëm atdheut, kombit e fejës apo dhe familjes mjafton të jesh vetëm injorant dhe asgjë më shumë. Kaq mjafton që të prishet ajo që është ndërtuar breza e breza.   

Diku në paragrafin e dytë, autori merret me cilësimin e varfërisë së jetës shoqerore të “këtyre radikalëve dhe ekstremëve” – siç e thot ai, duke bërë cilësimin e pantollonave dhe mjekrrave të tyre “të jo mirëmbajtura dhe të palara” pa mos e lënë anash edhe “perçen” apo “burkën” gjë që po na bëka si shoqëri në Afganistan apo Pakistan e Saudi. Asnjëherë këtë autor të nderuar nuk e lexuam apo dëgjuam duke folur për narkomaninë, alkoolozmin, për kamatën, për bixhozin dhe shumë e shumë të liga tjera në mesin e shoqërisë sonë. Këto i cilëson si crregullime sociologjike e psikopatologjike ndërsa ato të lartpërmendurat nuk qenkan dominante në shoqërinë tonë dhe si të tilla nuk e meritojn një trajtim publicistik apo vallë janë trend i kohës dhe mode e eurointegrimeve?! 

Duke u pajtuar me autorin deri diku për “prodhimin” e luftëtarëve të huaj (ashtu sic po i cilësojn tanimë, sepse edhe kjo duhet të riformulohet dhe nuk është adekuat me terminologjinë shkencore dhe këtu nuk kemi të bëjm me platformë politike dhe mekanizëm të instrumentalizuar të komunitetit të muslimanëve) ai shkon edhe më tutje që kinse ky radikalizëm paska prodhuar shpopullimin e shpërnguljen e Luginës së Preshevës gjë që është një logjikë jopragmatike dhe tërësisht antishkencore. Pikërisht janë “budallallëqet” politike të këtyre partive të mëdha që dy dekada e gjysmë me dhelpëri të pëparë (makiavelizëm antiracional) me korrupcion, antidemokraci, familjarizëm, e klientelizëm kanë shkaktuar një papunësi enorme dhe një shpërngulje të paparë nga këto treva shqiptare. Pra janë fajtore joparimësia politike dhe anomali  të tjera e jo shpikja e tyre fantome. 

Duke qenë se jetojm në një demokraci deklarative dhe fiktive, amatore dhe virtuale e jo në atë reale platonike, atëherë duhet ta pranojm tjetrin ashtu siç është edhe ashtu siç duket, në emër të vlerave “të diversitetit kulturor” dhe një fryme harmonike e tolerante. 

Tanimë duke e zhvendosur diskutimin tonë në marrëdhëniet e ndërsjella të partnerëve bashkëqeverisës këtu, në qeverisjen e tij dhjetë muajshe Shqiprim Arifi ka bërë disa “lëshime” (në kontekstin më të butë të fjalës) pamaturi politike dhe një gafë me asambleistin Skender Destani (BDL) dhe nuk ndaj aspak bindje e  mendim dhe veprimin me atë. Me të vërtetë kemi një politikë që nuancon lojalitet ndaj qeverisë qendrore në emër të formulës “komunikim të mirëfilltë politik” duke rënë pre e një lojaliteti më të madh se “komunikim parimor politik” me shefin - pra qeverinë. 

Gabimi i rradhës i APN si institucion ishte një gjuhë denigruese politike në fushatën parazgjedhore dhe të gjykuarit apriori me epitete si  “kriminel” dhe të tjera për ish kryetarin e Komunës dhe garniturën e tij e që më e keqja vazhdimi po me këtë gjuhë fushate edhe në periudhën e konsolidimit të tij dhe punës si Kryetar Komune. Kjo ishte një gafë tjetër dhe lëshim në akuza të pabaza  - sepse kriminel mund ti thuhet atij që ka dosje penale dhe procedim gjyqësor hetues për krim, ka dalur para një gjykatë të pavarur dhe me vendim të saj është shpallur si i tillë dhe vuan dënimin. Tek atëherë je i lirë ligjësisht ta quash dikë “kriminel”.  

Gabimi rradhës dhe një ndër artikulimet politike që kanë sjellur prurje të reja dhe n uk pëkojn me përcaktimin tonë etnometodologjik si politikë shqiptare në këtë krahinë është konceptet e mjegullta për Referendumin e vitit 1992. Kjo demokraci e drejpërdrejt dhe “sovranitet kombëtar politik” duhet ta kemi të qartë se është SPIRITUS MOVENS  i Cështjes shqiptare në Luginë të Preshevës. Këtë duhet të kemi aabc të etnometodologjisë politike këtu dhe do të vjen koha në shekullin 21 që edhe gjeopolitika globale do ta miraton këtë referendum përmes ndryshimeve radikale ballkanike. Referendumi nuk mund të mohohet dhe kjo është një gabim sa fatal aq pamaturi e papjekurit politike në emër të eurointegrimeve, rajonalizimit apo dhe “komunikimit të pastër” me qeverinë. Thjesht është një non sens I llojit më të thellë të mundshëm. 

Kur jemi duke folur për gabimet e APN kam bindjen se në përgjithësi kemi një konceptualizim tw dobwt tw zhvillimeve tw deritanishme, pwr ta ndwrtuar ndonjw formulw tw qartw pwr tw ardhmen.   Në rrafshin e zhvillimit ekonomik duket se ka pasur një platformë më të qartë, mirëpo tek e fundit edhe kjo varet nga qëndrueshmëria juridike -politike. Gjyqësori na mungon këtu, komuna e se drejtës apo ligjore, një infrastrukturë e qëndrueshme ligjore nga kuadri i vetë-qeverisjes lokale, tregu i lirë dhe funksional e mbi të gjitha një treg me procedura doganimi më liberale dhe liri të qarkullimit të mallërave e shërbimeve që i mundëson ta plason prodhuesi produktin e vetë më lehtë në treg në rajon dhe më gjërë.

Gabimi i rradhës ishte një formulë politike joartikuluese dhe një koncept i paqartë politik për kryengritjen e armatosur luftarake të UCMPB-së - një tjetër demokraci popullore e dalur nga pakënaqësitë e vazhdueshme të diskriminimit të ish sistemit të diktatorit dhe të të gjitha sistemeve tjera në këtë shtet. Konflikti i 2001-shit ishte krenaria jonë më e madhe dhe përpjekja më madhështore për liri qytetare, përpjekja për ndërshqiptarizim dhe ndërkombëtarizim të kësaj krahine shqiptare, për europianizim politik të saj dhe një zhvillim më të madh në rrafshin e lirive dhe të drejtave tona. 

Andaj kujtesa për këtë madhështi duhet të ruhet dhe jo të nënvleftësohet sic kishte politikë deklarative për negacion të saj (edhe pse edhe këto partitë e tjera e kanë në shumicën e rasteve vetëm demagogji në fushata).

Gabim i rradhës i APN ishte mos përkutjimi i rradhës për Monumentin e Dëshmorëve të UCPMB-së gjë që ishte një lëshim i madh. U vu si u vu, ndërsa u hjek ashtu sic e dim të gjithë, ai është Monumenti i Liridashësve tanë, monument i lavdisë kombëtare dhe varfëri është të mos përkujtohet. Kështu në vetë me duart tona po e shuajm këtë lavdi, këtë monument të dëshmorëve tanë që u flijuan për të ardhmen tonë. E keqja më e madhe është heshtja -shuarja politike e kujtimit për atë dhe kjo është e gjitha që dikush kërkon. Tek e fundit ata luftuan kundër një regjimi që edhe Gjykata Ndërkombëtare ka dhënë verdikt se ka qenë një regjim gjakatar dhe antidemokratik e për këtë skemi c’frikohemi apo të tërhiqemi politikisht. 

Gabimi tjetër ishte (por edhe i të gjitha qeverisjeve lokale preshevare) në mos përkujtimin  e përvjetorit të  72 - të clirimit të Preshevës me rrethinë nga nazi- fashizmi në krye me prijësin e asaj kohe Abdulla Krashnica. Këtë trashëgimi gjithashtu ta kemi parasyshë sepse lufta nacionalclirimtare kundër fashizmi ishte një luftë e pastër e jona “autoktone” dhe ne duhet të mundohemi ta shqiptarizojm apo ta përvetësojm e jo meritat e saj nga luftëtarët tanë ti’a lëmë dikujt tjetër. Duhet të jemi të vetëdijshëm se mbi këtë luftë gjithëbotërore kundër kësaj të keqe -fashzmit është ndërtuar i gjithë sistemi ndërkombëtar sot dhe i kanë rrënjët të gjitha institucionet ndërkombëtare duke filluar nga Kombet e Bashkuara e me rradhë. Andaj nga këtu unë e shoh seriozisht përpjekjen për ndërkombëtarizim të krahinës tonë, apo mos më shumë për fitimin e një përkrahje ndërkombëtare se edhe ne kemi trashëgimi kundër fashzmit dhe këta dëshmorë kanë qenë bijë të këtij populli. 

Për në fund, me gjithë këto gabime PAN duhet të përmirësohet, të formatohet demokratikisht dhe të merrë mësimet e duhura nga ky dështim, “sepse nuk ka gabuar aq sa kanë gabuar në dy dekada e gjysmë të tjerët”. 

Duke u pajtuar me autorin e shkrimit të fundit por dhe të tjerë, se komuniteti musliman këtu por dhe në gjithë hapësirën kombëtare ka shumë e shumë probleme sociale, kulturore e politike, duhet të themi se edhe në rizgjimin e islamit ndër shqiptarët kemi një vijë asimetrike dhe një “prodhimtari intelektuale jashtëkohe” të ligjërimit fetarë dhe interpretim tjetërfare nga ajo e vijës tradicionale gjithashtu. Mirëpo këto probleme nuk e justifikojnë dikë për etiketime me epitete më banale dhe jo të qëndrueshme. Kam bindjen e thellë filosofike se koha do ta qartëson këtë vërshim të bujshëm ujërave të turbullta të këtij lumi, ndërsa ne duhet të jemi shtrati stabil i tij, andaj shpresojm se mund të kontribuojm në këtë drejtim dhe lë ta bëjm atë ashtu sic na ka hije, jashtë kontekstit të përditshmërisë politike dhe përpjekjeve të një justifikimi të paqenë politik. 

 

Shkruar nga Shkodran Ismaili-Preshevë;

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

Vështrim kritik ngjarjeve të fundit politike dhe shkrimit: “Radikalizmi islamik në politkbërjen e shqiptarëve në Preshevë”, të shkruar nga Nehat Hyseni; 

 

Shqiprim Arifi të jep vetdorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës?
Kosovë, ktheja borxhin anës Lindore!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration