Koment: Rrezikohet mendimi i lirë
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e ndryshme, gjë që është shumë e rrezikshme. Demokracia kësht fundos vetveteten, mendon Christoph Hasselbach.
"Unë nuk jam dakord me atë që thoni ju, por do të luftoj deri në momentin e fundit që ju të keni të drejtë të thoni mendimin tuaj." Ata që e kanë penguar ligjëratën e një prej themeluesve të partisë djathtiste, AfD, Bernd Lucke, në Universitetin e Hamburgut, do të duhej ta lexojnë dhe kuptojnë këtë citat të francezit të shquar, Voltaire. Kjo fjali përshkruan bazën e demokracisë - shprehjen e mendimit të lirë. Kjo është cënuar sot në Gjermani më shumë se sa që shumëkush mendon.
E vërtetë: Ai që këtu në Gjermani përfaqëson mendime të ndryshme, që dallojnë nga mendimi i përgjithshëm, me siguri që nuk do të futet në burg. Formalisht liria e mendimit është e garantuar. Por për këtë shumë shpejt mund të ndodhë që krijuesit e mendimit të opinionit ta përjashtojnë ate nga shoqëria, ose përpiqen ta bëjnë këtë.
Kjo ndodh në shkollat e larta
Rasti Bernd Lucke është shumë ekstrem. Këtu nuk bëhet fjalë madje as për temën shkencore të ligjëratës, e cila është ndërprerë dy herë dhe prej asaj kohe ai gjendet nën mbrojtjen e policisë. Jo, aktivistëve u mjafton fakti që Lucke ka qenë një prej themeluesve të AfD. Ndërkohë që Lucke është larguar vetë nga kjo parti, pikërisht për shkak të zhvendosjes së saj në të djathtën ekstreme. Sikur të pyeteshin demonstruesit, Lucke nuk do të kishte të drejtë të fliste më në opinion - pavarësisht se për çfarë teme bëhet fjalë.
Diçka ngjashëm si Lucke ka përjetuar edhe ish-ministri kristiandemokrat, Thomas de Maizière. Ligjërata e tij e parashikuar të mbahet në Universitetin Göttingen është shtyrë për shkak të bllokadës së hyrjes nga një grup majtist. Nëse shkollat e larta nuk mund të përdoren për debate të hapura, atëherë ku duhet të mbahen këto debate?
Spektri i pranueshëm politik po ngushtohet gjithnjë e më shumë. Kështu mendon shumica e popullatës. Shumcia e të anketuarve në sondazhe ka deklaruar, se njeriu duhet t'u përshtatet temave dhe duhet të ketë kujdes se çfarë thotë. Ndryshe kërcënohet me përkufizime dhe izolim nga kolegët, miqtë dhe fqinjët. Ndërkohë që çdo lloj ngritjeje profesionale i bëhet e pamundur.
Shumica thotë se në vend të parë është tema e migracionit. Të ashtuquajturit shpëtimtarët e refugjatëve në Mesdhe janë një shembull tipik, ku secili që kundërshton apo në çfarëdo forme konteston aksionet e tyre trajtohet si jo njeri. Ndërkohë që të gjithë e dinë se gjendjet emergjente në Mesdhe janë pjesë e trafikimit kriminal të organizuar mirë nga Afrika për në Evropë. Edhe vet ministri i Brendshëm Horst Seehofer është futur në këtë kallëp, sepse parahistoria e tij si rebel në partinë e tij CSU ka një domethënie!
Prangat
Ngjashëm qëndron puna edhe me çështjet e tjera, si klima. Ai që me shumë kujdes paralajmëron për aspektet sociale nga vendimet radikale në çështjen e klimës, bëhet menjëherë i dyshimtë, sepse nuk përshtatet me dramatikën e gjendjes. E kush prezantohet si mishngrënës i flaktë, njeri që fluturon në vende të largëta me avionë apo shofer i automjeteve SUV, rrezikon të shpallet i papranueshëm për shoqërinë. Në anën tjetër, aktivistët radikalë të mbrojtjes së klimës si Roger Hallam, nga "Extinction Rebellion" apo dhe kapitenja e SeaWatch 3 Carola Rackete, lejohen të kontestojnë themelet e demokracisë si një sistem shtetëror, pa pasur frikë nga pasojat e jashtme.
Mendimet tabu nuk mund t'i gjejmë në asnjë listë të ndaluar. Por secili i di, se cilat janë ato. Ndërkohë që shumica e njerëzve kanë kujdes që publikisht të mos thonë mendimet e tyre për çështje të cakutara, sepse kanë frikë nga mendimi publik i kohës së sotme. Fatalja është: Ne po ia vendosim vetvetes prangat. Demokracia jeton nga grindjet, nga mendimet e ndryshme. Nëse ngushtohet kjo rrugë, sepse njerëzit kanë frikë nga shprehja e mendimit, atëherë shoqëria është ajo që do të vuajë. Në fund do të cenohet një nga vlerat më të rëndësishme të demokracisë: Lira e shprehjes së mendimit të lirë edhe për çështjet e pakëndshme, shkruan DW.