Çfarë ka ndodhur më 4 janar?

Nga Redaksia 04.01.2017 11:05

46 pes – Jul Cezari mposht Titi Labienus në betejën e Ruspinas (sot në Tunizi). Labienus, kishte qenë aleat i Cezarit, por me shpërthimin e luftës civile, ai kaloi në anën e republikanëve. Beteja ne Ruspina ishte e përgjakshme; Cezari humbi më shumë se një të tretën e forcave, por në fund arriti fitoren. Ai përsëri do të përballej me forcat republikane tre muaj më vonë në betejën e Thapsus.

1785 Në Hanau, Germani, lindi Jakob Grim. Ai dhe vëllai më i ri, Wilhelm, studiuan folklorin dhe traditat gojore gjermane, dhe i botuan ato në një libër me tregime ose Përrallat e Vëllezërve Grim, ku përfshihet edhe përralla e Hirushes. Jakob Grim gjithashtu bëri kërkime të mirëfillta në gjuhë dhe krijoi parimin e njohur si “Ligji Grim” mbi ndryshimin e shqiptimit të bashktingëlloreve. Më pas Jakob (v.1863) dhe vëllai i tij, Wilhelm (1786 – 1859), ndërmorën projektin monumental për hartimin e një fjalori të plotë të gjuhës gjermane, i cili u botua disa vite pas vdekjes së tyre.

1809 – Në Coupvray, Francë, lindi Louis Braille – Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verbuar. Por ai e sfidoi verbimin kur si adoleshent – ende nxënës shkolle – krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër. Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe Sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbërit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij. Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbërit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën.

1943 – Ministri i Jashtëm Italian, konti Galeazzo Çiano (dhëndri i Musolinit), shkruan në ditarin e tij mbi dhuratat për Herman Goeringun (i dyti pas Hitlerit në Gjermani) me rastin e 50 vjetorit të lindjes – Duçe do t’i dhurojë një shpatë ari, gdhendur nga Messini, e cila në fillim ishte menduar për Frankon e Spanjës. Kohët kanë ndryshuar. Ndërsa unë do t’i jap urdhërin e San Maurizios, që përbëhet nga një yll me diamante dhe që e kam ruajtur në kasafortë gjithë këtë kohë, dhe menduar fillimisht për Zogun (ish-mbret i Shqipërisë), i cili u detyrua nga italianet të ikte në mërgim.

2007 – Kongresi i 110 Shtetet e Bashkuara zgjedh demokraten nga Kalifornia, Nancy Pelosi, si Kryetare të Dhomës së Përfaqësuesve; e para femër Kryetare e kësaj Dhome në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nancy Pelosi është fëmija e 6 e një familjeje emigrantësh nga Italia; ajo vetë është e martuar dhe ka 5 fëmijë. Nanci është ndër personat më të pasur të Kongresit; me një pasuri prej 58 milionë dollarësh, ajo renditet e 12-ta mes ligjvënësve përsa i përket pasurisë. Nancy Pelosi është mjaft aktive në komunitetin e prejardhjes. Ajo është anëtare i bordit të Organizatës Kombëtare të Grave italiane amerikane, ndërsa në vitin 2007 u dekorua me Urdhrin e Meritës nga presidenti i republikës së Italisë, Giorgio Napolitano.

 

 
 

Nga Redaksia 04.01.2017 11:05
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.