10 kuriozitete të veçanta që do iu sjellin buzëqeshjen

Nga Redaksia 04.01.2017 11:02

Në kohë krize, stresesh, problemesh, lajmesh të hidhura apo të bezdisshme duhet një dozë e vogël lumturie apo jo!

Lumturia nuk bën kurrë keq, ndaj në këtë artikull do të njiheni me disa Pak lumturi nuk bën kurrë keq!

Ja për ju 10 gjërat më të lumtura që mund të zbuloni ndonjëherë!

Padyshim do t’ju ngrenë lart moralin dhe do t’ju sjellin buzëqeshjen!

 

10- Lundërzat, kur flenë në ujë, mbahen për dore që të mos humbin!

101

A e dinit se lundërzat, shpesh në mënyrë të pavetëdijshme, i zë gjumi duke mbajtur njëra-tjetrën për dore? Pikërisht kështu: në pjesën më të madhe të rasteve ato qëndrojnë në grup, qoftë kur ushqehen ashtu edhe kur pushojnë apo flenë dhe kështu mbahen për dore për të evituar humbjen e tyre!

 

9- Dy aktorët e zërit të Topolino-s dhe të Minnie-s janë martuar me të vërtetë!

topolino

Ai ka lindur në vitin 1947, ajo në 1944: respektivisht quhen Wayne Allwine dhe Russi Taylor. Ata janë takuar në vitin 1988 dhe janë martuar në vitin 1997. Fatkeqësisht, ai vdiq në vitin 2009, për shkak të ndërlikimeve nga diabeti.

 

8- Eugene Cernan, burri i fundit që ka vënë këmbë mbi Hënë, ka gdhendur atje inicialet e së shoqesqë sot janë të destinuara të qëndrojnë atje për mijëra vjet

10-gjerat-me-te-lumtura-9

Ai ia kishte premtuar dhe në fund, Eugene (Gene) Cernan e ka mbajtur vërtet fjalën: i gdhendi inicialet e së shoqes, TDC, në Hënë dhe me shumë gjasa ato do të mbesin atje edhe për mijëra vjet të tjerë. Cernan është burri i njëmbëdhjetë që ka vënë këmbë në satelitin tonë, si edhe i fundit deri më tani.

 

7- Kur përqafohemi, trupi ynë lëshon një substancë të quajtur oksitocinë, e aftë që të shërojë edhe lëndimet fizike!

10-gjerat-me-te-lumtura-8

A e dinit se një përqafim në ditë përmirëson shëndetin tonë? Përveçse rrit ndjenjën e mirëqenies, është me të vërtetë një kurë kundër stresit! Përveç kësaj, falë oksitocinës, përqafimi është në gjendje që të na falë forcë për sistemin imunitar! Studimi është kryer nga dy suedezë dhe është publikuar në revistën e njohur shkencore “Comprehensive Psychology”.

 

6- Lopët janë miket më të mira!

10-gjerat-me-te-lumtura-7

Ata që e kanë thënë këtë, janë shkencëtarët e Universitetit Northampton, ashtu siç raportohet nga prestigjiozja “Daily Mail”. Lopët janë të vetmet që bëjnë mike për kokë dhe kur gjenden larg tyre, ato bëhen shumë të egra!

 

5- Çdo vit, në mijëra pemë, shumë ketra harrojnë se ku i kanë vënë lenet apo frutat e pemës së dushkut!

10-gjerat-me-te-lumtura-6

Ashtu siç ne harrojmë se ku e kemi vendosur një gjë të rëndësishme, edhe ketrat harrojnë shpesh dhe në mënyrë të pavetëdijshme se ku e vënë ushqimin e tyre, dhe zakonisht kokrrat e leneve apo të frutave të pemës së dushkut! Nuk jemi edhe aq të ndryshëm nga ata apo jo?!

 

4- Krimbat komunikojnë me njëri-tjetrin duke u përkëdhelur!

10-gjerat-me-te-lumtura-5

Atëherë, tamam ashtu siç po thoshim pak më lart për ketrat, nuk jemi edhe aq të ndryshëm nga kafshët! Në këtë rast, bëhet fjalë për krimbat: ata nuk kanë as gojë dhe as veshë, ndaj për të komunikuar janë të detyruar që të kërkojnë kontaktin, pra që të përkëdhelen. A ka gjë më të ëmbël se kjo?

 

3- “Beatles” e kanë përdorur fjalën dashuri, 613 herë në këngët e tyre!

10-gjerat-me-te-lumtura-4

Sa herë i keni dëgjuar “Beatles”-at të flasin për dashurinë? E pamundur t’i numërosh, e drejtë apo jo? Por, në fakt, gaboheni! Kanë folur më shumë se 600 herë, ashtu siç raportohet nga një analizë e fundit!

 

2- Fluturat i ndiejnë shijet nëpërmjet këmbëve të tyre!

10-gjerat-me-te-lumtura-3

Fluturat nuk perceptojnë dot jo vetëm aromat, por edhe shijet. Këtë të fundit mund ta bëjnë falë këmbëve të tyre, të cilat janë të pajisura me organet shqisore ekuivalente me organet tona të shijes!

 

1- Në spitalet për fëmijë, ndodhet një grup njerëzish që vishen si personazhe super të fuqishme për t’i surprizuar dhe për t’i argëtuar!

10-gjerat-me-te-lumtura-2

Gjëja më e bukur, e lumtur dhe më prekësja nga të gjitha: të shohësh se është dikush i cili është gati për të bërë gjithçka për t’i kthyer buzëqeshjen një fëmije më pak fatlum nga të tjerët, që është i detyruar të qëndrojë në një krevat spitali! Njerëz, mos reshtni asnjëherë së shpresuari që jeta t’ju kthejë buzëqeshjen, edhe në momentet më të këqija!

 

 

Nga Redaksia 04.01.2017 11:02
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.