Mbijeton piceria e shqiptarit që u fal të varfërve ushqim pa pagesë

Nga Redaksia 04.01.2017 10:32

"Shumëkush kishte vlerësuar se ishte vetëm një truk marketingu dhe se ne nuk do të mund ta mbanim këtë barrë“.

Por ai tashmë ua ka dëshmuar të gjithëve se ai e ka pasur seriozisht: se ai i mban në zemër njerëzit që nuk mund t`ia lejojnë vetes ushqimin në restorant.

Edhe pasi kanë kaluar shtatë muaj nga fillimi, piceria “Toscana” në Greifensee (Cyrih) vazhdon të ofrojë ushqim falas për të varfrit. Shumëkush e ka konsideruar si të pamundur një gjë të tillë, dhe, në fakt, ky aksion interesant nuk është se ia ka vlejtur nga ana financiare, shkruan watson.ch. èp shefi i restorantit, shqiptari Gino Ramadani me të shoqen, Elvira, marrin diçka tjetër, më të vlefshme se kaq: mirënjohjen. Ndërkaq ata nuk kishin besuar se edhe pasi nga maji i vitit të kaluar ata i kanë bërë të lumtur më shumë se 1200 veta do të ketë edhe sot pothuajse çdo ditë ndonjë  që kërkon pica pa pagesë.

Gino Ramadani e sheh i kënaqur dhe ngapak edhe krenar vitin e kaluar: “Shumëkush kishte vlerësuar se ishte vetëm një truk marketingu dhe se ne nuk do të mund ta mbanim këtë barrë“, transmeton albinfo.ch. Por ai tashmë ua ka dëshmuar të gjithëve se ai e ka pasur seriozisht: se ai i mban në zemër njerëzit që nuk munden t`ia lejojnë vetes ushqimin në restorant.

Ata pothuaj çdo ditë, i rrëfejnë atij për fatin e tyre. Janë rrëfime prekëse, thotë Ramadani. Bëhet fjalë për nëna vetëmbajtëse që me fëmijët e tyre duhet ta kalojnë muajin me 3200 franga, etër që nuk arrijnë ta paguajnë sigurimin shëndetësor…, përcjell albinfo.ch “Është mbresëlënës fakti se ata më rrëfejnë për hallet e tyre që në takimin tonë të parë”. Një gjë e tillë kërkon shumë guxim. Dhe për këtë, Gino dëshiron t`i falënderojë ata. Shumë nga mysafirët ia përshkruajnë atij me letër ose me SMS të gjatë rrëfimin e tyre jetësor edhe para se të vijnë në restorant.

Si shpërblim, ai e ka mbajtur restorantin e tij të hapur edhe gjatë festave të fundvitit. Pasi që kuzhinieri e kishte pushimin, Ramadani personalisht e ka marrë mbi vete edhe punën në kuzhinë. Qindra takimet që realizon, kanë për të më shumë vlerë se paraja.

Por se sa do të mund ta mbajë në jetë këtë aksion, është e pasigurt. Fillimisht kishte njerëz të ndryshëm që ofronin para si shenjë mbështetjeje por me kalimin e kohës nuk ka më të tillë, përcjell albinfo.ch ankesën e Ramadanit. “Në përmbyllje të vitit duhet të shikoj me kontabilistin tim”: shuma e përballueshme e humbjes për Gino Ramadanin është te 50 mijë frangëshi.

 

 

Nga Redaksia 04.01.2017 10:32
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.